Shoqata Together For Life me mbështetjen e Lëviz Albania ka monitoruar standardet të infrastrukturës fizike të 43 kopshteve publike të Tiranës. Ky monitorim është përkthyer në një studim i publikuar në 2017.
Kopshti Kodër Kamëz është ndërtuar në 2001 dhe rikonstruktuar në 2016 pjesë e nismës “Adopto një kopsht”. Kopshti ka që në 2015 që ka kaluar në shkollë për arsye territori, probleme pronësie. Dy nga grupet e kopshtit janë të vendosura në të njejtën klasë duke vështirësuar procesin e mësimdhënies/mësimnxënies. Kopshti dhe shkolla ndajnë tualetet dhe dhomën e mjekut. Një tjetër problematikë është dhe rënia e automatit sa herë që vendoset ngrohësja.
Më poshtë gjeni situatën e kopshtit sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:
Kushtet e plotësuara:
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Ujë i rrjedhshëm i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
- Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
- Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Ka sistem ndriçimi në rast emergjence
- Dritare janë pa skara hekuri sipas standardeve
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
- Ka infermier & psikolog
Kushtet e paplotësuara:
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Mungon sistemi i ndriçimit të evakuimit (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
- Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë për daljet e emergjencës
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
- Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
- Mungon sirenat e zjarrit
- Kamera në hyrje të kopshtit nuk janë funksionale
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.