Në një intervistë me Kryetarin e fshatit Bajkaj, Delvinë, z. Blerim Kullai, i cili njëkohësiht është dhe prind në kopshtin Bajkaj, thekson situatën në të cilën ndodhet kopshti Bajkaj.
Z. Kullai, a i bëni publike vendimet që merren nga pushteti vendor lidhur me kopshtin?
Blerim Kullai :-Sigurisht që i bëjme publike të gjitha vendimet që merren dhe kanë impakt në mbarëvajtjen e kopshtit si institucion parashkollor.Kështu kemi vepruar në të gjitha rastet edhe kur është dashur të bëjmë një ndërhyrje rehabilituese urgjente për shkak të lageshtirës së madhe që kishte pjesa e kopshti që kufizohet nga një masiv dheu. Kishim në krahun tonë institucionin e bashkisë dhe kryetarin e saj z.Rigels Balili i cili erdhi disa herë për ta pare gjëndjen në vend.
Keni faqe zyrtare ku publikohen këto vendime?
Ne në fshat nuk kemi faqe zyrtare po të gjitha investimet që përfshijnë territorin e bashkise bashkë me institucionet parashkollore ku bën pjesë edhe kopshti jonë pasqyrohen herë pas here.
Zhvilloni dëgjesa publike apo takime ku diskutoni lidhur me vendimet që merren lidhur me problematikat e kopshteve?
Dëgjesat publike janë të rregullta me komunitetin e prindërve të fëmijeve të kopshtit po edhe më gjerë,të tilla bashkëbisedime kemi oprganizuar në prag të vitit të ri shkollor po edhe gjate vitit na është dashur për shkak të kushteve jo të mira dhe lagështires që ka ky institucion.
Cilat shikoni si zgjidhe optimale për përmirësimin e gjendjes së mëtejshme fizike të kopshtit në fshatin që drejtoni?
Unë jam edhe kryetar i fshatit, sic me therrasin “kryeplak” po edhe prind i fëmijes që kam në kopsht. Kam si të thuash një përgjegjësi të dyfishtë. Domethënë ‘dy kunguj”nën sqetull i themi ne këtej nga Bajkaj. Por të njejtën gjë do të bëja edhe sikur të mos isha një nga prindërit e femijëve
Ne mirëpresim cdo kontribut për rehabilitimin total të institucionit parashkollor në fshatin Bajkaj.Por më idealja kuptohet do të ishte ndërtimi i një kopshti të ri në afërsi të godinës së shkollës, poshtë në fushë të Bajkaj ku edhe hapësirat janë më të mëdha dhe mund të ndërtohen edhe kënde argëtimi.
Edhe unë si drejtoresha e kopshtit zonja Bello dua të falenderoj projketin Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim” që ka hedhur një sy vëmendje edhe ketu në një cep të Delvines së largët, ku ka shumë punë për tu bëre, sidomos me Institucionet parashkollore.