Situatë alarmante në kopshtet e Pogradecit, komuniteti i prindërve reagon gjatë diskutimit të hapur

 

Shoqata “Together for Life” dhe Shoqata “Egnatia” në kuadër të projektit “Rrjeti Lëviz për kopshtin tim” kanë shtruar problematikat e kopshteve të Pogradecit në institucionet vendore, nëpërmjet një diskutimi të hapur i cili u zhvillua në qytetin e Pogradecit. Në diskutim morrën pjesë, prindër, mesues, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Pogradec si dhe përfaqesues të Bashkisë.

Diskutimi i cili u zhvillua në zyrat e Drejtorisë Arsimore u përqëndrua rreth ndërtimit të kopshteve të reja. Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk kanë miratuar asnjë projekt nga tre projektet e dërguar, prindërit shprehen të revoltuar se situata është alarmante.

Vasjana Bardhushi, prind në  një prej kopshteve të Pogradecit, foli për prezencën e domosdoshme të një psikologu me kohë të plotë, ndërkohë që aktualisht të gjitha kopshtet kanë vetëm një psikolog. Mendimin e saj e mbështetën të gjithë prindërit e pranishëm duke ngulmuar në faktin se nuk ka akoma asnjë kopsht që të plotësojë të gjitha kërkesat në përputhje me standardet.

E pranishme në takim ishte dhe znj. Enkelejda Çomollari, përfaqësuese e Bashkisë Pogradec, e cila mbajti shënim problematikat e diskutuara. “ Të gjitha këto problematika ekzistojnë, ne e dimë që fëmijët meritojnë më shuamë se kaq, por Bashkia nuk ka fonde për të investuar në këtë drejtim” , tha Çomallari, ndërkohë që premtoi se kjo çështje do të ngrihet për diskutim në mbledhjet e Bashkisë për të parë një mënyrë se si mund të veprohet për të përmirësuar situatën.

Një çështje tjetër që u ngrit gjatë bisedës ishte dhe ajo e fëmijëve me aftësi të kufizuar, të cilët kanë nevojë për një vëmendje dhe kujdes të veçantë. Mungesa e një edukatore ndihmëse  e bën këtë situatë tepër të vështirë për edukatoret të cilat duhet të mbajnë një peshë të dyfishuar në momentin kur në grupe ka fëmijë  me nevoja të veçanta.

Gjatë takimit u vu theksi tek kopshti Liri Como, ku situata është alarmante, pasi lagështia është tepër e pranishme dhe fë mijër flenë 3 veta në një krevat.  znj. Eneida Comollari , përfaqësuese e Bashkisw Pogradec, premtoi ta shtrojë cështjen në një mbledhje të Këshillit Bashkiak .

Të pranishëm në takim ishin dhe Drejtueset e kopshteve të Pogradecit të cilat kërkuan nga organet vendore të merren masa menjëhesë pasi situata nuk është normale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *