Rreth Nesh

Projekti Rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim” zbatuar nga shoqata “Together for Life” dhe mbështetur nga Lëviz Albania, synon të fuqizojë/mbështesë organizatat lokale dhe të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen drejt trasparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetin lokal. Projekti po vazhdon progresin e aktiviteteve të kryera në projektin e parë, por gjithashtu po transferon modelin e monitorimit të standardeve fizike të kopshteve nga Tirana në monitorimin e 16 kopshteve në 3 bashki të tjera: Pogradec, Sarandë dhe Delvinë. Fushat kryesore të ndërhyrjeve të projektit janë: mobilizimi dhe fuqizimi i prindërve mbi trasparencën mbi buxhetimin e kopshteve dhe cilësinë e shërbimeve për fëmijët e tyre, monitorimi i standardeve fizike dhe buxhetimit të kopshteve në qytetet e synuara nga projekti.  Në kuadër të projektit është aktivizuar dhe portali www.Kopshtiim,  i  cili synon të informojë dhe të përfshijë qytetarët në çështjet e qeverisjes vendore dhe në veçanti të standardeve   të shërbimeve në arsimin parashkollor.