Në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim” me mbështetjen e Leviz Albania dhe me financimin nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Shoqata “Together for Life” po kryen monitorimin e standarteve të infrastrukturës dhe investimeve të 43 kopshteve publike të Tiranës për një periudhë 12 mujore.
Qëllimi i projektit është informimi i qytetarëve dhe medias për të nxitur përgjegjshmërinë dhe transparencën e pushtetit vendor për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në kopshtet e bashkisë Tiranë.
Pas përfundimit të monitorimit të standarteve të kopshteve dhe përfundimit të pyetësorëve lidhur me perceptimin e prindërve për lidhur me kushtet fizike, infrastrukturore, të sigurisë, higjienës dhe popullimit të kopshteve publike filloi proecesi i hedhjes së të dhënave të grumbulluara.
Të dhënat e grumbulluara do të përpunohen nga ekspertët përkatës dhe do të publikohen në rrjetet sociale./ shendeti.com.al

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387