Elena Beta
Projekti “Rrjeti – Lëviz për kopshtin tim” i cili ka për qëllim të mobilizojë grupimet e qytetarëve për të ndikuar në rritjen drejt transparencës dhe mirëqeverisjes së pushtetin lokal, zhvilloi forumin e parë me prindërit Anëtarë të Bordeve e kopshteve të Tiranës. Prindërit të cilët morën pjesë në takim, u informuan lidhur me standated fizike dhe buxhetimin e kopshteve të Tiranës. Në takim u diskutua gjithashtu, mbi rolin e antarëve të bordit të prindërve dhe angazhimin e tyre, politikat lokale lidhur me arsimin parashkollor, si dhe prindërit u vunë në dijeni për trajnimin që do të zhvillohet në hapat e tjera të projektit, ku ata do të trajnohen për advokim dhe lobim në pushtetin lokal.

Z. Bledar Tuzi, anëtar i bordit të prindërve të kopshtit numër 31, u shpreh se për të ishte viti i parë që kishte një përgjegjësi të tillë, edhe pse prej disa vitesh është prind në kopshtin 31. Tuzi shprehu interes për të qenë pjesë e takimeve që do të zhvillohen në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, duke e parë këtë angazhim si një mënyrë për të dhënë më shumë në rolin e tij si pjesë vendimmarrëse në kopsht.
Prezente në takim ishte dhe znj. Manjola, Kryetare e Bordit të prinderve nga kopshti numër 11, e cila ndau me prindërit e tjerë eksperiencën pozitive të vitit të kaluar të projektit, duke i nxitur ata të angazhohen për të sjellë ndryshime pozitive në sistemin shqiptar të kopshteve.

Në fund të diskutimit, pjesëmarrësit u ftuan të bëhen pjesë e platformës online “Kopshtiim.al”, e cila ka për qëllim informimin dhe përfshirjen e qytetarëve në çështjet e qeverisjes vendore dhe në veçanti të standardeve në edukimin parashkollor.
Projekti “Rrjeti -Lëviz për Kopshtin tim” mbështetet nga Lëviz Albania dhe ka për qëllim të mobilizojë prindërit, opinionin publik mbi trasparencën dhe buxhetimin e kopshteve si dhe të transferojë modelin pozitiv të Tiranës në 3 qytete të tjera ( Pogradec, Sarandë dhe Delvinë).
Me fal por jam prind prej disa vitesh ne kopshtin nr 2 dhe nuk kam asnje informacion per keto forume sì mundem te jem pjes dhe të kem edhe une nje informacion fid back per zhvillime te ndryshme ne lidhje me kopshtet
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Pershendtje! Patjeter qe mund et beheni pjese e takimeve dhe trajnimit qe do te zhvillojme. Na dergoni numrin tuaj te telefonit dhe do t’ju kontaktojme menjehere.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Pershendetje!
Duke qene se keni shprehur interes per te qene pjese e forumeve tona, duam tju ftojme te merrni pjese ne tryezen e diskutimit qe do zhvillojme javen e ardhshme. ku do te bisedohet per kopshtet, femijet dhe rolin e bordit te prinerve ne mirefunksionimin e arsimit parashkollor. Nese jeni e gatshme do te ishim te nderuar nga pjesmarrja juaj.
Me respekt stafi i projektit “Leviz per kopshtin tim”
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387