Shpëtime Bello: Asnjë hap nuk duhet të hedhim pa anëtarët e bordit


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

“Asnjë hap nuk duhet të hedhim pa  anëtarët e bordit, i kam gjithmonë mbështetje”. Kështu u shpreh drejtoresha e kopshtit Bajkaj (Bashkia Delvinë), znj. Shpëtime Bello, gjatë intervistës për portalin “Kopshtiim.al”.

Duke qenë se këtë vit projekti rrjeti “Lëviz për kopshtin tim” është fokusuar në mobilizimin dhe fuqizimin e prindërve mbi transparencën rreth buxhetimit të kopshteve dhe cilësinë e shërbimeve për fëmijët e tyre, shoqata “Together for Life” dhe shoqata partnere Ajmmi, nëpërmjet kësaj interviste me aktorët kryesorë, vunë në pah rolin dhe rëndësinë e bordit të prindërve.

Raportet tregojnë dukshëm rolin thelbësor të prindit dhe familjes në edukimin e fëmijës. Prandaj në marrëdhëniet e reja të krijuara, prindërit, për të ushtruar realisht rolin e tyre edukues, nuk mund të konsiderohen vetëm këshillues e ndihmues dhe të mënjanohen nga vendimmarrja.

Znj. Shpëtime Bello, drejtoresha e kopshtit Bajkaj, thekson se opinioni i prindërve  anëtarë të bordit  në vendimet që merren në kopsht ka qenë jetik.

“Pavarësisht faktit që kopshti përballet me vështirësi të shumta  në drejtim të  kushteve  dhe mjedisit, ne nuk kemi hedhur asnjë hap pa mbështetjen e bordit. Angazhimi i të tre anëtarëve të bordit ka qenë maksimal”, shton ajo.

Bello foli dhe për një  problematikë mjaft shqetësuese të kopshtit, ku lagështia brenda ambienteve të kopshtit e bënte të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

“Ishte pikërisht bordi i prindërve që mundësoi  sensibilizimin e strukturave të Bashkisë Delvinë dhe angazhimin direkt të kryetarit të bashkisë për  fillimin e punimeve  për meremetimin e  sipërfaqeve me  patinim çimentoje dhe izolime te  tjera  në pjesën pas kopshtit. Në punime u përfshi edhe një kanalizim i ri për largimin e ujërave që kërcënonin procesin mësimor dhe  jetën e fëmijëve”, vijoi Bello.

Lidhur me shpeshtësinë e takimeve mes saj dhe prindërve anëtarë të bordit, Bello pohoi se nga pikëpamja formal, zhvillojnë takime çdo muaj, por  realisht  flasin gati çdo javë apo një herë në dy ditë për problematikat që lidhen me infrastrukturën e institucionit  parashkollor. Kopshti përballet me problematikën  e rrethimit të kopshtit, pasi lidhet  direkt me rrugën e makinave dhe bart rrezikshmëri për fëmijët.

Ndërkohë kryetari i fshatit Bajkaj, Blerim Kullai, i cili është njëkohësisht dhe prind në kopsht, thotë se të gjitha vendimet që merren dhe kanë impakt në mbarëvajtjen e kopshtit si institucion parashkollor bëhen publike.

“Ne në fshat kemi mungese te instrumenteve  për të komunikuar me qytetarët, nuk kemi faqe zyrtare interneti, ku të publikojmë çdo vendim. Por pavarësisht kësaj mangësie të gjitha investimet që përfshijnë territorin e bashkisë bashkë me institucionet parashkollore ku bën pjesë edhe kopshti jonë, pasqyrohen herë pas here në dëgjesa publike. Dëgjesat publike janë të rregullta me komunitetin e prindërve të fëmijëve të kopshtit po edhe më gjerë, të tilla bashkëbisedime kemi organizuar në prag të vitit të ri shkollor po edhe gjate vitit na është dashur për shkak të kushteve jo të mira dhe lagështirës që ka ky institucion.” Vijoi Kullai.

Ai foli edhe për përgjegjësinë e dyfishtë si prind dhe si kryetar i fshatit, duke theksuar se të njëjtën gjë do të bënte edhe sikur të mos ishte një nga prindërit e fëmijëve.

Ky shkrim u realizua në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”, me mbështetjen e Lëviz Albania dhe me financimin nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

 

 

 

 


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *