Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Monitorimi i Standardeve të Infrastukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës_shoqata Together for Life

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life”. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese. Monitorimi i kryer nga shoqata “Together for Life” bazohet në “Standardet e Projektimit të Kopshteve”, të hartuara nga Ministria e Zhvillimit Urban01, si dhe në standardet aktuale mbi të cilat vepron Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.

Në përputhje me misionin e shoqatës “Together for Life”, ky monitorim u krye për të kuptuar situatën në të cilën ndodhen kopshtet e fëmijëve në qytetin e Tiranës. Ky është një monitorim i shoqërisë civile, i pavarur dhe me qëllim përmirësimin e kushteve aktuale, duke bërë një prezantim të drejtë të gjendjes reale. Produkti final i këtij studimi është një vlerë e shtuar për të gjithë grupet e interesit.

Materiali është konceptuar në tri etapa:

  1. Në etapën e parë është kryer monitorimi fizik i ambienteve të kopshteve të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.
  2. Etapa e dytë e studimit vijon me anketimin e prindërve që përcjellin çdo ditë fëmijët e tyre në këto kopshte. Kjo etapë kryqëson informacionet e grumbulluara nga vëzhguesit e pavarur në etapën e parë, monitorimin fizik me perceptimet e prindërve, si një nga grupet më të rëndësishme të interesit.
  3. Etapa e tretë konsiston në organizmin e katër forumeve komunitare. Thënë ndryshe, në këtë etapë ballafaqohen faktet e dy etapave të mësipërme me disa palë interesi, siç janë: drejtuesit e kopshteve të monitoruara, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, prindër, shoqëria civile të përfaqësuar nga moderatorët e këtyre forumeve komunitare nga shoqata “Together for Life” dhe organizata “Lëviz Albania”.

Përgjatë materialit lexuesit do të njihen me metodologjinë dhe kriteret e përdorura nga shoqata për vlerësimin e kushteve fizike të kopshteve të qytetit të Tiranës. Detajohen katër hapat në të cilat ka kaluar procesi i monitorimit dhe mënyra e mbledhjes së informacionit. Për çdo të dhënë të përpunuar, prej të cilave janë nxjerrë konkluzionet e studimit, grupi monitorues ka mbajtur evidencat përkatëse. Përgjatë materialit prezantohen 5 fushat e kushteve fizike të cilat i janë nënshtruar monitorimit në të gjitha kopshtet e kryeqytetit. Këtij monitorimi fizik i është shtuar edhe analiza e anketimit të prindërve, si një pjesë e dytë e studimit.

Në material prezantohen analiza të përgjigjeve të prindërve lidhur me perceptimet e tyre mbi situatën aktuale të kopshteve. Në fund jepen në formë aneksesh të dhënat tabelare mbi të cilat janë nxjerrë rezultatet dhe konkluzionet e monitorimit fizik dhe pyetësori drejtuar prindërve.


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *