
Nga studimi i kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e Lëviz Albania mbi monitorimin e infrastrukturës së kopshteve në Tiranë, kanë dal shumë problematika. Njëra nga kopshtet e monitoruara për të cilin do të flasim sot është kopshti “Dielli” i cili ndodhet në adresën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë. Kopshti nr. 26 “Dielli” është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” është rikonstruktuar në 2016. Kopshti ka 210 fëmijë të regjistruar, kapaciteti i kopshtit është 100 fëmijë, 110 fëmijë mbikapacitet dhe stafi përbëhetë nga 8 edukatore. Kjo sjell mbipopullimin e grupeve dhe vështirëson punën edukatoreve dhe mësinxënien fëmijëve. Për më tepër lexoni më poshtë situatën e kopshtit sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:
Kushtet e plotësuara:
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje (i ngrohtë dhe i ftohtë )
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Oborri i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
- Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Ka sistem detektimi zjarri
- Ka sirena të zjarrit
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
- Edukatoret dinë si t’i përdorin në rast zjarri
Kushtet e paplotësuara:
- Muret nuk janë të rrethuara me mure ndarëse
- Mungon aksesi për makinat që furnizojnë kopshtin me material
- Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativë
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
- Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
- Dritaret janë me skara hekuri
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
- Mungojnë tabelat për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387