Është folur shumë dhe akoma flitet për numrin e fëmijëve në kopshtet e Tiranës dhe në rrethe. Është një problematikë që në faqen tonë të Facebook të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, po shkruhet çdo ditë në komente apo mesazhet private.
Nga studimi i kryer nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Leviz Albania” mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës” në vitin 2017 ka rezultuar që 32 kopshte nga 43 të monitoruar kanë më shumë fëmijë të regjistruar në krahasim me kapacitetin që ka, 24 nga këto kopshtet janë të nismës “Adopto një kopsht”.
Po të shikonim në foton e postuar më poshtë, marr nga studimi do të shikonim se shumë prej tyre kanë kaluar kapacitetin me 10-fish. Disa prej tyre janë: kopshti Nr. 24 i nismës “Adopto një kopsht” ka 216 fëmijë të regjistruar nga 100 i cili është kapaciteti i kopshtit, pra 116 fëmijë mbi kapacitetin e lejuar.
Më pas vjen kopshti nr 3, i cili ka 234 fëmijë të regjistruar nga 120 të lejuar, 114 fëmijë mbi kapacitet.
Kopshti nr. 26 “Dielli” e nismës “Adopto një kopsht” ka 110 fëmijë të regjistruar mbi kapacitetin e lejuar i cili është 100.
Ndërkohë kopshti nr. 22 ka 160 fëmijë të regjistruar ku 120 është kapaciteti i lejuar, pra ka 40 fëmijë mbi kapacitet.
Gjatë monitorimit ka rezultuar edhe kopshte të cilat kanë më pak fëmijë të regjistruar në raport me kapacitetin si: kopshti nr. 55 ku ka të regjistruar 60 fëmijë dhe kapaciteti është 110.
Apo kopshti nr. 60 i cili ka kapacitet prej 120 fëmijë por janë regjistruar vetëm 65.
Më poshtë gjeni listën e plotë të kopshteve të monitoruara me numrin e fëmijëve të regjistruar dhe kapacitetin e tyre.

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387