Disa nga problematikat e identifikuara në studim kanë të bëjnë me disa aspekte të kushteve fizike që ofrojnë kopshtet e qytetit të Tiranës për fëmijët parashkollorë. Këtu do të përmenden uji i rrjedhshëm, uji i ngrohtë dhe i ftohtë, ngrohja dhe freskimi i ambienteve të brendshme etj.
Më poshtë po përmbledhim gjetjet sipas çështjeve që trajtohen në këtë seksion të marra nga studimi “Monitorimi i Standarteve të Infrastrukturës Fizike të Kopshteve të Tiranës”:
- Energji elektrike pa ndërprerje
Kopshti “Kodër Kamëz” ka probleme me energjinë elektrike ndërkohë që 41 kopshte (25 të cilët janë nga nisma “Adopto një kopësht”) kanë energji elektrike pa ndërprerje.
- Ngrohje dhe Ftohje për temperaturë konstante
25 kopshte (15 janë nga nisma adopto një kopësht) kanë ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante ndërsa 24% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 9 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë vetëm ngrohje për mbajtjen e temperaturës konstante në ambientet e tyre.
Fëmijët e 7 prej kopshteve të monitoruara (nga të cilat nuk ka të nismës “Adopto një kopsht”), (17%) nuk kanë në ambientet e tyre as ngrohje e as ftohje.
- H2O i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje
Nga 43 kopshte të monitoruara, 35 kopshte (22 janë të nismës “Adopto një kopësht”) kanë ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje ndërsa 6 kopshte (3 janë nga nisma “Adopto një kopësht”) nuk kanë.
- H2O i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
15% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje. Ajo që vlen të theksohet është kopshti nr. 34 “ nuk ka ujë të ngrohtë për fëmijët e vegjël.
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
Siç dhe vihet re 36 kopshte (24 janë nga nisma “Adopto një kopësht”) janë të pajisur me depozitë uji në rast të mungesës së furnizimit nga linja, ndërsa 14.3 % e kopshteve ( 1 është nga nisma “Adopto një kopësht”) nuk kanë depozitë uji për të siguruar vazhdimësi në higjienën e fëmijëve dhe të vetë institucionit.
- TV satelitor / tokësor në ambientët e qëndrimit të fëmijëve
Janë 23 kopshte, nga të cilat 13 janë të nismës “Adopto një kopsht” (54.8% e kopshteve të monitoruara), të cilat nuk kanë asnjë TV satelitor apo tokësor në ambientet e qëndrimit të fëmijëve.
- TV satelitor / tokësor në dhomat e argetimit të fëmijëve
17 kopshte, nga të cilat 5 janë të nismës Adopto një kopsht (40.5% e kopshteve të monitoruara), nuk kanë TV satelitor apo tokësor në dhomat e argëtimit të fëmijëve.
Në tabelë janë të dhënat mbi “lehtësirat” që ofron çdo kopësht i monitoruar:

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387