Siguria që ofrojnë kopshtet e monitoruara si institucione të mirërritjes së fëmijëve parashkollorë është trajtuar në disa aspekte, njëra nga këto është : Sistemi i ndriçimit të emergjencës.
Gjetjet e identifikuara gjatë procesit të monitorimit janë si më poshtë:
- 36.6% e kopshteve të qytetit të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence. 2 kopshte e kanë sistemin jofunksional. 8 kopshte të rikonstruktuar sipas nismës “Adopto një Kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi emergjence.
- 97.6% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë gjeneratorë për të siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ.
- 32 kopshte, nga 41 për të cilat u mblodh informacion, rezultojnë pa sistem ndriçimi për evakuim. 18 kopshte të nismës “Adopto një kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi për evakuim.
- 82.9% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 21 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit.
- Për kopshtet nr. 14 dhe nr. 31 (ky i fundit pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kontrastet kromatike janë vendosur nga vetë edukatoret dhe fëmijët.
- 92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës.
Më poshtë gjeni në cila kopshte janë funksionale dhe në cilat jo sistemi i ndriçimit të emergjencës.

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387