Agim Blloshmi
Prej disa muajve vazhdon monitorimi i situatës në kopshte. Shoqata “Together for Life” dhe Shoqata “Egnatia” në kuadër të projektit “Rrjeti Lëviz për kopshtin tim” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, Zyrën Arsimore, prindër dhe grupet komunitare, vazhdojnë të ndjekin nga afër nevojat dhe problematikat që janë hasur, mbas takimit të organizuar në Pogradec në Qershor. Nga diskutimet dhe problematikat që dolën gjatë takimit dhe monitorimeve, si dhe kalimin e kopetencave Bashkisë , janë bërë disa ndërhyrje.

Sipas Drejtorit të Zyrës Arsimorë Pogradec Ilir Torra, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, edhe pse kompetacat i kalojnë bashkive, përsëri do të jepet ndihma e specializuar nga ana e Drejtorisë Arsimore. Do të vazhdohet të jepen ndihma edhe në trajnime me staf, me leksione dhe nevojat që do të kenë drejtueset e kopshteve.
Nga Ana e Bashkisë së Pogradecit në periudhën e verës është punuar në të gjitha kopshtet, kryesisht në lyerjet, rregullimet e ambienteve të brendëshme dhe të jashtme. Megjithatë nevojat janë të mëdha për ndërhyrje, kjo për shkak edhe të amortizimit të ndërtesave, kështuqë Bashkia do të ketë në prioritet rikonstruksionin e plotë të tyre në muajt në vazhdim.
Në kopështin Persefoni Treni, sipas drejtoreshës Alketa Lufo, bashkia ka ndërhyrë në infrastruktë, në shtrimin me pllakave të kopështit, madje dhe gjatë momenteve të monitorimit u gjet gjithë stafi i kopështit duke punuar në rregullimin e ambienteve. Sipas Lufos është e nevojshme shtimi i edukatoreve ndihmëse, për fëmijët me aftësi të kufizuara, po kështu edhe shtimi i pranisë së një psikollogu. Kjo kërkesë e nevojshme për gjithtë kopështet në Pogradec, pasi vetëm një psikologe është e pamundur për të përballuar gjithë kopështet dhe ngarkesën.
Po kështu, probleme janë daljet e emergjencës, kjo për shkak të ndërtesave të vjetra, oborret, krevatet etj.
Në grupin e parë 3-4 vjecc, këtë vit ka një numër më të vogël kërkesash për fëmijë, kjo dhe për shkak të emigrimeve të të rinjëve. Sipas Enkeleida Kllomollari, Bashkia Pogradec, situata është vlerësuar nga stafi i bashkisë dhe bashkëpunimi me zyrën arsimore është i mirë, po kështu dhe këshilli i prindrëve po vazhdon të ngrihet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Po punohet edhe për situatën e dimrit e cila po afron, për faktin se Pogradeci është një bashki që temperaturat në dimër arrijnë deri në minus 15 gradë Celsius. “Kemi bërë edhe furnizmimet me soba të reja dhe bazë materiale të nëvojshme”, thotë Kollomari.
Ilir Torra, pohon se shtrimi i problematikave të kopshteve të Pogradecit, gjatë diskutimit të zhvilluar ne muajn qershor, ishte një shtysë e mirë e cila drejtoi vëmendjen e të gjithë aktorëve në përmirësimin e kushteve të tyre.
Monitorimi i Kopshteve të Pogradecit, u realizua nga shoqata Egnatia, si organizatë partnere e shoqatës “Together for Life”, në kuadër të projektit rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, mbështetur nga LevizAlbania.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387