
“Hapësirat e jashtme” e vendos vëmendjen në ato aspekte të cilat shoqërojnë mirërritjen e fëmijëve, siç janë: hapësirat për aktivitetet argëtuese dhe hapësirat e mjediseve përreth godinës për aktivitetin e përditshëm operacional të një institucioni përkujdesës. Në pjesën e parë të këtij seksioni janë trajtuar evidencat e identifikuara gjatë monitorimit të hapësirave të lojërave për fëmijët. Gjatë monitorimit u vunë re gjetjet e mëposhtme:
1) 17% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 2 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë mure ndarëse për të kufizuar ambientet e tyre të jashtme, ashtu siç kërkohet nga Standardet e Projektimit të Kopshteve.
2) 13 nga 41 kopshtet e monitoruara (nga të cilat 3 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë lodra në ambientet e tyre të jashtme për fëmijët. 4 kopshte të tjera (nga të cilat 2 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra të pamjaftueshme për numrin e fëmijëve të pranishëm në institucion. Është e rëndësishme të theksohet se, kopshti nr. 64 “Xixëllonjat” , kopshti “Bregu i Lumit” (pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kanë lodra që nuk janë të përshtatshme për fëmijët në këto grupmosha, duke cenuar sigurinë e tyre.
3) 10 nga kopshtet e monitoruara nuk kanë gjelbërim dhe bimësi të shkurtër në mjediset e lojërave. 3 prej këtyre kopshteve që nuk kanë gjelbërim janë të nismës “Adopto një Kopsht”.
4) 39% e kopshteve (nga të cilat 6 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë stola për fëmijë në hapësirat e jashtme.
5) 11 (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nga kopshtet e monitoruara nuk ofrojnë hije në mjediset e lojërave.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387