
Përfaqësues të shoqatës “Together for Life”, zhvilluan një takim të hapur me prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtin nr.2 në Tiranë.
Pjesë e diskutimit u bënë prindër të grupeve të para, të dyta dhe të treta të cilët shtruan problematikat më të mprehta që shqetësojnë pjesën më të madhe të tyre, si dhe u diskutua lidhur me rekomandimet e nxjerra nga studimi i publikuar.
Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriten pjesa më e madhe e prindërve ishte numri i lartë i fëmijëve në grupe.

“Ky numër është totalisht në përpjestim të zhdrejtë me hapësirën e kopshtit”, tha A.M një prej prindërve të pranishëm.
Shtimi i edukatoreve në grupe, prania më e shpeshtë e psikologut dhe mjekut ishin të tjera problematika që ende nuk kanë marrë zgjidhje edhe pse nevoja është e madhe.

Në diskutim u perfshi drejtuesja e kopshtit dhe stafi, të cilët mbështetën çdo kërkesë të prindërve.
Ky diskutim u zhvillua në kuadër të projektit Rrjeti “Leviz për kopshtin tim”, mbështetur nga Leviz Albania.
Edhe unë jam prind që kam fëmijen tek kop. Nr. 2 nuk e di fare për këtë nisem dhe as nuk jam pyet për kërkesat apo…
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387