Nga monitorimi i kopshteve të qytetit të Tiranës u vunë re gjetjet e mëposhtme:
- Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.
- 92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.
- Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.
- 18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.
- 20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.
- Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.
Më poshtë prezantohet tabela më të dhënat sintetike sipas gjetjeve të lartpërmendura:

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387