Pa dalje sigurie dhe sistem për detektimin e zjarrit, mungesat në kopshtin nr. 3 Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshtet në qytetet e Tiranës hasin një sërë problematikash, duke filluar që nga mbipopullimi, numri i ulët i edukatoreve për numër fëmijësh, mungesa e një psikologu dhe mjeku në kopsht, mosplotësimi i standardeve të infrastrukturës fizike etj.

Gjatë studimit të kryer në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” është kryer monitorimi fizik i ambienteve të 43 kopshteve publike të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.

Kopshti “Nr. 3” në Tiranë i cili është rikostruktuar në vitin 2014 për herë të fundit shohim që ka shumë mungesa. Më poshtë keni pikat e standardeve të projektimit të kopshteve  që ai plotëson:

-234 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 120 fëmijë

-8 edukatore për të treja grupet e kopshtit

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Nuk ka gjenerator për ndriçim alternativ
  • Nuk ka dalje sigurie
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Dritare janë pa skara hekuri  
  • Nuk ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë
  • Mungojnë sirenat e zjarrit
  • Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
  • Nuk ka kamera sigurie

Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *