
Kopshti është vendi ku të vegjëlit tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Prandaj prindërit dëshirojmë që të jenë në dijeni nëse kopshti ku është fëmija i tyre plotëson apo jo standardet. Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 6 në Tiranë një problematikë akoma shqetësuese është mbipopullimi. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 6 si më poshtë:
Në këtë kopsht janë regjistruar 210 fëmijë nga 130 fëmijë që është kapaciteti. Stafi që mbulon 210 fëmijë është 9 edukatore.
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
- Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
- Stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Dritaret janë pa skara hekuri
- Ka sistem detektimi për zjarrin
- Ka sirena për zjarrit
- Impiante për shuarjen e zjarrit
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
- Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
- Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë
- Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
- Nuk ka kamera sigurie
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387