Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbeten mbyllur deri në 3 prill 2020. Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin e dytë që shtyn afatin e çeljes së aktivitetit në këto institucione.
“Kemi vendosur mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo publike deri në 3 Prill”, u shpreh Manastirliu.
Aktualisht i gjithë vendi është përfshirë nga masa të rrepta që ka lënë hapur vetëm njësitë e tregtimit të ushqimeve, fasonet dhe call center si dhe disa hallka të tjera të cilësuara si jetike për ekonominë.
Ndëkrohë shkollat, kopshtet, çerdhet, baret-restorantet, qendrat tregatre dhe njësi të tregtimit të artikujve që nuk cilësohen si jetikë mbeten të mbyllur qysh nga java e kaluar duke lënë të paqarë afatin se kur do të kthehet aktiviteti normal. Një masë e tillë u mor nga qeveria me synimin për të parandaluar përhapjen e koronavirus.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387