Kopshtet e Tiranës akoma vazhdon numri i lartë i fëmijëve në grupe dhe sikur të mos mjaftonte kjo në grup ka dhë fëmijë që kërkojnë një trajtim ndryshe. Në një nga kopshtet këtu në Tiranë ka 8 fëmijë me aftësi ndryshe dhe sigurisht që meriton një trajtim special. Është thënë që për kopshtet do të ketë nga 1 edukatore dublante për fëmijët me aftësi ndryshe. Kjo që fëmijët të marrin edukimin dhe përkujdesjen e merituar por dhe për të lehtësuar edukatoret e tjera të cilat kanë në grup dhe 35 fëmijë të tjerë.
Një edukatore në një nga kopshtet e Tiranës shprehet: “Na është premtuar që do të kishim pjesë të stafit dhe një dublante për fëmijët me aftësi ndryshe por akoma nuk ka ardhur asnjë.”
Një tjetër edukatore thotë: “Ne në kopshtin tonë kemi të paktën 8 fëmijë, pothuajse 2-3 fëmi në çdo grup dhe kemi vështirësi pasi kemi dhe 35 fëmijë të tjerë në grup që si ata kërkojnë vëmendje dhe përkujdesje”.
Përsa i përketë psikologes ajo vjen 1 herë në 2 javë, kjo nuk është e mjaftueshme shprehen edukatoret.
Kërkojmë të kemi një edukatore për fëmijët me aftësi ndryshe që të marrë përkujdesjen e duhur por dhe të mos lihen pas dore fëmijët e tjerë.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387