Një çerdhe në Tiranë është mbyllur pasi një nga edukatoret ka rezultuar me CoVid-19. Sipas burimeve bëhet me dije se është çerdhja numër 16 në Tiranë.
Sipas informacioneve asnjë fëmijë nuk është i prekur dhe i gjithë stafi do të karantinohet për 14 ditë.
Drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiri, në një prononcim për mediat njoftoi se Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka dalë me një vendim, ku pezullohet shërbimi me një afat kohor 14 ditor, duke qene se i gjithë stafi i çerdhes është pjesë e hetimit epidemiologjik.
“Ne do të zbatojmë të gjithë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë rast. Që do të thotë, stafi do të vetëkarantinohet, pastaj Ministria e Shëndetësisë me strukturat e veta përkatëse do të vazhdojë të ndjekë rastin”, tha Beqiri.