Elena Beta
Sipas burimeve të brendëshme të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, regjistrimet për fillimin e vitit të ri të arsimit parashkollor, do të fillojnë në datën 3 shtator 2018. Sipas udhëzimeve të dhëna nga Drejtoria Arsimore, mësohet se se regjistrimet do të lejohen vetëm sipas vendbanimit, çka do të thotë se prindërit duhet të paraqiten për të regjistruar fëmijën në kopshtet që i përkasin njësisë së tyre të banimit, dhe jo preferencave.
Lidhur me kriteret që duhet të plotësojnë fëmijët për të frekuentuar kopshtet, bëhet e ditur se ashtu si çdo vit do të duhen: certifikata personale, vërtetimi i banimit, vërtetimi i vaksinimit dhe analiza fece.
Ashtu si përcaktohet dhe në pikën 6 dhe 7 të nenit 5 të “Dispozitave normative për sistemin arsimor parauniversitar”.
“Për regjistrimin e fëmijës në kopsht paraqitet vërtetimi i vaksinimeve nga qendra shëndetësore. Në raste të veçanta, kur prindi nuk ka vërtetimin e vaksinimeve të fëmijës, drejtoresha e kopshtit i kërkon prindit t’i drejtohet qendrës përkatëse shëndetësore dhe pas marrjes së vërtetimit, e regjistron fëmijën”.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387