
Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 55 në Tiranë kushtet janë nën nivele mesatare.
Më poshtë gjeni situatën e kopshtit sipas ndarjes kushte të plotësuara, kushte të paplotësuara:
Kushtet e plotësuara:
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Të rrethuara me mure ndarëse
- Impiante për shuarjen e zjarrit
Kushtet e paplotësuara:
- Mungon ngrohja dhe ftohja për temperaturë konstante
- Nuk ka ujë të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
- Nuk ka depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Oborri nuk është i mbuluar me gjelbërim dhe bimë të shkurtra
- Nuk ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Nuk ka sistem ndriçimi emergjence
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
- Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
- Mungojnë dritaret pa skara hekuri
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
- Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut?
- Mungon sistemi i detektimit dhe sirenat e zjarrit
- Kamera sigurie në secilën dhomë dhe ambient që të sigurojnë informacion të rrjedhshëm
- Kamera funksionale në hyrje të kopshtit
- Mungon infermieri dhe psikologu
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387