Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 2 “Peter Pan” i nismës “Adopto një kopsht” kushtet janë në nivele mesatare. Shpesh kopshtet e tejkalojnë numrin e regjistrimeve të fëmijëve krahasuar me kapacitetin e kopshtit. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 2 më poshtë:
-170 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 100 fëmijë
-8 edukatore në total
Kushte të plotësuara:
– Energji elektrike pa ndërprerje
– Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
– Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
– Ambientet e jashtme të pajisura me lodra për fëmijët
– Impiante për shuarjen e zjarrit
Kushte të munguara:
– Kopshti nuk është i rrethuar me mure ndarëse
– Mungon gjenerator për ndriçim alternative
– Mungon hapja e dyerve nga brenda-jashtë
– Mungojnë daljet e emergjencës
– Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
– Mungojnë kamerat e sigurisë
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387