Një nga cështjet më të diskutuara në inboxin e faqes “Lëviz për kopshtin tim” është dhe data e fillimit të regjistrimeve në kopshtet publike të Tiranës. Shumë prindër janë interesuar pranë faqes tonë për të marrë informacion lidhur me datën e fillimit të regjistrimeve në kopshte si dhe për kriteret që duhet të plotësojnë fëmijët që do të frekuentojnë kopshtet për herë të parë këtë vit.
Përfaqësues të shoqatës “Together for Life”, pasi kontaktuan me institucionet përkatëse dhe drejtoritë e kopshteve, u informuan se nuk është vendosur akoma një datë për fillimin e regjistrimeve dhe nuk janë bërë ende publike për drejtueset e kopshteve kriteret bazë për fëmijët që do të frekuentojnë këto institucione.
Dihet se regjistrimet do të fillojnë 2 javë para se të fillojë rregullisht mësimi në kopshte dhe do të njoftohet paraprakisht në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.
Shoqata “Together for Life” do vazhdojë të marrë informacion lidhur me këtë çështje dhe menjëherë pas vendosjes të datës për regjistrimet do të njoftojë prindërit nëpërmjet faqes “Lëviz për kopshtin tim”
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387