Mbikapacitet në grupet e kopshtit 51 “Tomi & Xherri” në Tiranë


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Kopshti nr. 51 ”Tomi dhe Xherri” pjesë e nismës ‘Adopto një kopsht’ është ndërtuar në vitin 1970 dhe rikonstruktuar në 2016 nga Bashkia Tiranë.

Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 51 në Tiranë ka 130 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kështu sjell dhe mbingarkesën e grupeve duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë. Përkatësisht ndarja në grupe është e tillë: Grupi i parë ka 54 fëmijë kur kapaciteti është 15 fëmijë. Grupi i dytë ka 49 fëmijë, kapaciteti është deri në 25 fëmijë. Ndërsa në grupin e tretë ka 88 fëmijë por kapaciteti është 30 fëmijë në grup. Numri i edukatoreve që kujdesen për grupin e parë dhe të tretë është 3 ndërsa për grupin e dytë është 2 edukatore.

Më poshtë keni të listuar kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara për këtë kopsht.

Kushtet e plotësuara:

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Të rrethuara me mure ndarëse
  • Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
  • Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka dalje sigurie në holl dhe korridore

Kushtet e paplotësuara:

  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
  • Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Dritare janë me skara hekuri
  • Hapja e dyerve nuk behet nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Nuk ka sistem detektimi të zjarrit
  • Nuk ka sirena zjarri
  • Nuk ka kamera funksionale në hyrje të kopshtit

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *