
500 fëmijë të qytetit Prrenjas nuk mund të shkojnë nesër në kopsht dhe çerdhe, sepse Bashkia nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2019, dhe si pasojë është vendosur mbyllja e kopshteve dhe çerdheve.
Prindërit e fëmijëve kanë protestuar sot para ambienteve të Bashkisë Prrenjas, duke kërkuar anullimin e këtij vendimi.
Ankesa është paraqitur pranë Shoqata Together for Life nga prindërit e fëmijëve të Kopshtit Prrenjas, të cilët kanë kërkuar të merren masa për zgjidhjen e problemit.
Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, znj. Miranada Rira është shprehur se do të mbyllen kopshtet dhe çerdhet ditën e nesërme, pasi për të vegjlit nuk do të mund të garantohet dot ushqimi i përditshëm.

Sipas kryetares së Bashkisë, mosmiratimi i buxhetit për vitin 2019 nga këshilltarët e Partisë Socialiste është bërë shkak i kësaj situate.
“Gjendja është kaotike. Administrata është e paralizuar. Kopshtet nuk kanë ushqim. Ne i kemi paraqitur disa shkresa prefektit të Qarkut, kryeministrit Rama, me dhjetëra shkresa këshillit bashkiak, kërkesa për mbledhje, gjithçka ka dështuar, sepse gjithçka është bllokuar vetëm e vetëm për të krijuar këtë situate kaotike. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të kërkojmë mbylljen e kopshteve dhe të çerdheve. Është turp dhe fatkeqësi që sot në Shqipëri bëhet politikë me fëmijët e vegjël. Janë 500 fëmijë që nuk mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm në kopshtet dhe çerdhet e Prrenjasit”, është shprehur znj. Rira para prindërve të fëmijëve.

Në diskutimet e hapura që Shoqata Together for Life dhe shoqata Egnatia kanë organizuar në Kopshtin Prrenjas, prindërit kanë deklaruar se kopshti nuk plotëson as kushtet më bazike.
“Situata në Kopshtin e Përrenjasit është shumë alarmante dhe mjaft serioze. Unë kam vajzën dhe rri me merak. Gjendja është skandaloze, pamjet flasin vetë, mungon çdo gjë, jorganët, tavolinat, lodrat lapsat, gjithçka”, shprehet Blerina Kryeziu, prind dhe njëkohësisht mësuese.
“Unë nuk kam ku ta lë fëmijën tim, prandaj dhe kam bërë këtë zgjedhje të detyruar”, shton ajo.
Ankesa u ndoq në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin Tim”, të mbështetur nga Leviz Albania.

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387