Njerëzit e zgjuar jetojnë më gjatë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit e zgjuar jetën më gjatë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar tek Revista Mjekësore Britanike. Prej kohësh shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes inteligjencës së lartë dhe jetëgjatësisë, dhe kjo lidhje i është atribuuar më shumë faktorëve të lidhur me koeficientin e lartë të inteligjencës. Personat që dalin më mirë në testet e inteligjencës janë më shumë të predispozuar që të kenë një arsim të lartë dhe të fitojnë më shumë, për shembull: të dy këta faktorë që ndikojnë në jetëgjatësi.

Tani, një tjetër studim gjithëpërfshirës e ka përforcuar këtë teori – të njohur si “hipoteza e sistemit të integritetit” – që propozon se njerëzit me koeficient të lartë të inteligjencës janë më të shëndetshëm.

Studimet e kryer në Skotlandë në vitet 1930 dhe 1940 kanë regjistruar testet e koeficientit të inteligjencës të thuajse çdo 11-vjeçari. Në sondazhin e kryer në Skoci u vëzhguan 1947, 33,536 meshkuj dhe 32,229 femra.

Një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga profesoresha e psikologjisë në Universitetin Edinburg, Catherine Calvin, analizuan shkaktarët e vdekjes në këtë grupmoshë për të përcaktuar nëse kishte një lidhje mes inteligjencës në fëmijëri dhe jetëgjatësisë së tyre. Pasi përjashtuan faktorë të tillë si duhanpirja, hulumtuesit shkencorë zbuluan se inteligjenca në fëmijëri lidhej pothuajse me të gjitha shkaktarët kryesorë të vdekjes.

Kryesisht u zbuluan lidhje të forta mes niveleve të ulëta të inteligjencës dhe sëmundjeve respiratore, të zemrës dhe goditjes në tru. Gjithashtu u gjet një lidhje mes rezultateve të koeficientit të inteligjencës në fëmijëri dhe vdekjeve nga plagët dhe kanceri, sëmundja digjestive dhe demenca, të lidhura me duhanpirjen.

Një tjetër lidhje e dobët u zbuluar mes niveleve të koeficientit të inteligjencës në fëmijëri dhe vetëvrasjes, dhe me lloje të ndryshme të kancerit që nuk kanë lidhje me duhanpirjen.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *