Përdorimi i mjeteve elektronike pa kriter problem, jo mjeti


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Nga Lira Gjika

Mjetet elektronike janë një arritje e madhe e shkencës dhe njeriut, por po u perdorën keq, ato bëhen shumë të dëmshme.

Kudo, nëpër rrugë, lokale, në shtëpi, shikon njerëz, të rritur dhe fëmijë, me mjete të tilla në dorë. Kur i sheh nga larg kujton se këta njerëz janë sëbashku, por kur afrohesh i sheh që gjithkush është në “hesap të vet”. Të gjithë të rriturit flasin për dëmet e këtyre mjeteve te fëmijët, por edhe kur flasin i kanë mjetet në dorë dhe madje edhe gjatë diskutimit, sytë i mbajnë te Iphoni apo iPadi. Këtu fillon edhe e keqja. Si ta kuptojë i vogli, se iPhoni apo iPadi bën keq, kur babi, mami, por edhe edukatorja, dhe zysha, janë me të në dorë?

Përdorimi i mjeteve elektronike pa kriter dhe pa përgjegjësi është problemi dhe jo mjeti vetë. Prindër, që qahen se fëmijët e kalojnë gjithë ditën me lojra elektronike të përpiqen të kufizojnë veten në përdormin në shtëpi te mjeteve te tilla dhe tu organizojnë ditën fëmijëve me aktivitete të ndryshme sportive dhe artistike. Po pritëm që fëmija t’i gjejë vetë mënyrat e argëtimit, natyrisht që ai do të zgjedhi të argëtohet si i rritur, pra të përdorë mjetet elektronike.

Fëmija natyrisht, që duhet të merret edhe me mjetet elektronike, madje me shumë seriozitet për të shmagur dipendencën prej tyre, që sot po bëhet gjithnjë e më shumë alarmante si problem, por jo, që të mos i mësojë e të dijë t’i përdorë. Nëse ato, mjetet e shumta elektronike, përdoren me rregull e masë, vetëm e pregatisin fëmijën, që “nesër” kur të shkojë në shkollë apo punë, të jetë i aftë t’i përdorë me efikasitet. Kjo “gjë”, ky problem, është i gjithi në “dorën” e të rriturit. Nëse i rrituri është i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm për fëmijën, nuk ndodh asgjë e keqe.


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *