Pse fëmijët “zhyten” kur askush nuk pret që ata të notojnë

Elena Beta, gazeta “Shëndet +”

Mënyra të lehta për të rritur një fëmijë me vetëbesim

A ka rëndësi besimi?

Është më e lehtë për fëmijën tuaj të kryejë detyra dhe të ndjehet kompetent kur ai ndihet i sigurt. Fëmija juaj do ta ketë shumë më lehtë të ndihet i sigurt kur njerëzit rreth tij kanë besim tek aftësitë e tij. Ashtu si fëmijët e tjerë, ai krijon besim tek vetja kur të rriturit pranë tij e miratojnë atë që bën. Sa më shumë ta lavdëroni atë që bën, aq më kompetent do të ndihet. Fëmijët ja dalin kur ne presim që ata t’ja dalin. Ata zhyten kur askush nuk pret që ata të notojnë.

A mund të duket fëmija im i sigurt kur nuk është?

Të rriturit mund të bëjnë një shfaqje besimi edhe kur ata nuk ndihen të sigurt, por fëmijët e vegjël nuk munden ta bejnë të njëjtën gjë. Ajo që shihni është ajo që ata ndjejnë. Fëmija mund të bëjë hapa mbrapa nga kritikat apo kur përpjekjet e tij për të bërë diçka shkojnë pa u vënë re. Zakonet që formojmë kur jemi shumë të rinj, shpesh na ndjekin përgjatë gjithë jetës. Nëse një fëmije i vini në pah faktin që dështon gjithmonë, kjo gjë mund ta ndjekë në pjesën tjetër të jetës së tij.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim të besojë në vetvete?

Duke besuar tek ai. Kur besoni se fëmija juaj mund të bëjë diçka, ju e shprehni këtë qëndrim ndaj tij (me vetëdije ose pa vetëdije). Studimet sugjerojnë që fëmijët të shkojnë në shkolla që kanë pritshmëri të larta për të gjithë nxënësit e tyre, veçanërisht kur inkurajimi dhe lavdërimi përdoren si një mënyrë stimuluese.

Në një studim, një grupi fëmijësh u tha në mënyrë të përsëritur se ata ishin të mirë në matematikë, një grupi tjetër u tha që ata duhet të ishin më mire. Mendoni se cili grup bëri më mirë në testet e matematikës në fund të vitit?

Si mund t’ia tregoj fëmijës tim që unë besoj tek ai?

Vlerësoni përpjekjet e tij: “Kjo ishte një detyrë e vështirë dhe unë e di që ke bërë më të mirën.

Tregojni fëmijës tuaj se është i veçantë.

Tregojini që mund t’ja dalë: “Kjo është detyrë e vështirë por nëse e provon, mendoj se mund t’ja dalësh”

I tregoni se prisni sjellje të mire prej tij: “Unë pres që pasi të mbarosh lojën do t’i sistemosh të gjitha lodrat e tua”.

Jini të sjellshëm: “Faleminderit që po i rregullove lodrat.”

Çfarë s’duhet të bëni:

Mos e bëni fëmijën të ndihet i vogël.

Mos i lejoni njerëzit e tjerë ta bëjnë atë të ndihet i vogël.

Mos harroni t’i tregoni fëmijës se sa e doni./ shendeti.com.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *