Nga monitorimi që shoqata “Together for Life”, bëri në 43 kopshtet e Tiranës në kuadër të projektit “Lëviz për kopshtin tim”, një nga çështjet problematike ishte dhe siguria në kopshte.
Siguria që ofrojnë kopshtet e monitoruara si institucione të mirërritjes së fëmijëve parashkollorë është trajtuar në disa aspekte:

36.6% e kopshteve të qytetit të Tiranës nuk kanë sistem ndriçimi emergjence. 2 kopshte e kanë sistemin jo funksional. 8 kopshte të rikonstruktuar sipas nismës “Adopto një Kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi emergjence.
97.6% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë gjeneratorë për të siguruar gjithmonë ndriçimin.
32 kopshte, nga 41 për të cilat u mblodh informacion, rezultojnë pa sistem ndriçimi për evakuim. 18 kopshte të nismës “Adopto një kopsht” nuk kanë sistem ndriçimi për evakuim.
82.9% e kopshteve të monitoruara (nga të cilat 21 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit.
Për kopshtet nr. 14 dhe nr. 31 (ky i fundit pjesë e nismës “Adopto një kopsht”) kontrastet kromatike janë vendosur nga vetë edukatoret dhe fëmijët.
92.7% e kopshteve të qytetit të Tiranës (nga të cilat 23 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë dalje sigurie dhe 73.2% e kopshteve (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sinjalistikë që të të udhëheqë drejt daljeve të emergjencës.
Janë 13 kopshte të monitoruara (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) që dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri. Dritaret nuk duhet të shërbejnë për të izoluar fëmijët, por për të dhënë mundësinë e shpëtimit prej zjarrit.
92.7% e kopshteve (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.
Në 70.2% të kopshteve të Tiranës (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.
. 18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit. 5. 20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.
Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit. Më poshtë prezantohet tabela më të dhënat sintetike sipas gjetjeve të lartpërmendura.
Ky studim u mbështet nga LëvizAlbania me synimin për të nxitur angazhimin e qytetarëve të Tiranës për të ushtruar kontroll mbi vendimmarrjet dhe proceset këshillimore të Bashkisë për kopshtet e kryeqytetit.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387