Nga studimi i kryer nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Leviz Albania” mbi “Monitorimi i standarteve të infarastrukturës fizike të kopshteve të Tiranës” në vitin 2017 ka rezultuar që:
Nga 41 kopshte të monitoruara 13 prej tyre (nga të cilat 8 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) dritaret i kanë të mbyllura me kangjella hekuri duke penguar fëmijët të dalin në rast zjarri.
38 kopshte (nga të cilat 24 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) i kanë dyert që hapen në drejtimin “brenda – jashtë”, duke vështirësuar daljet sa më emergjente në situatë zjarri.
Në 30 kopshte në Tiranë (nga të cilat 19 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) mungojnë tabela shpjeguese për ngjyrat që paralajmërojnë rrezikun.
18 kopshte (nga të cilat 11 janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sistem detektimi të zjarrit.
20 kopshte (nga të cilat 14 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) nuk kanë sirena alarmi për lajmërimin e ndonjë zjarri të mundshëm.
Në 6 kopshte (nga të cilat 4 kopshte janë të nismës “Adopto një kopsht”) rezulton se edukatoret nuk dinë si të përdorin mjetet emergjente për shuarjen e zjarrit.
Më poshte keni listën e kopshteve për gjetjet e mësipërme:

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387