
Përshtati: Kesilda Gjoka
Të gjithë përjetojmë ankth. Parashkollorët nuk përjashtohen, sidomos kur kanë shumë gjëra që nuk arrijnë t’i kuptojnë.
Mbase fëmija juaj mund të mos i kuptojë të gjitha emocionet që përjeton ose të jetë në gjëndje që t’i shpjegojë këto ndjenja. Për shembull, fëmija mund të reagojë ndaj ankthit në mënyrë të dhunshme. Ose shenjat e tjera mund të jenë:
- Ngjitje/afrim i pazakontë
- Të qënurit i/e mërzitur ose i/e ndjeshëm
- Probleme me gjumin
- Konsumimi i më pak ose më shumë ushqim se zakonisht
- Regresion në trajnimin e uturakut
- Acarim
A është normale që parashkollorët të jenë ankthioz?
Është normale që fëmijët parashkollor të ndjejnë ankth herë pas here. Disa përjetojnë më shumë ankth se të tjerët, por për të gjithë është një process normal i zhvillimit të emocioneve.
Teksa imagjinata e fëmijës zhvillohet, ata fillojnë të mendojnë për të gjitha llojet e kërcënimeve reale dhe të imagjinuara. Ata fillojnë të bëhen më të ndërgjegjshëm se çfarë ndodh rreth tyre. Ata bëhen më të ndjeshëm nëse ju dëgjojnë të flisni për një shqetësim në punë ose nëse flisni për një familjar të sëmurë. Edhe ndryshimet e lumtura në jetën tuaj, si një fëmijë i sapolindur, mund të jenë një burim shqetësimi për një fëmijë që po mësohet me rutinën.
Teksa fëmijët rriten, rritën dhe kuptimi dhe ndërgjegjësimi, duke e bërë jetën më të parashikuar. Kështu do t’i bëjnë ata të jenë më në kontroll të ambientit, duke përshkallëzuar ankthin.
Cilat janë llojet e ankthit që përjetojnë fëmijët?
Frikat e përditshme
Fëmijët mund të përjetojnë ankth për gjërat e përditshme që e rrethojnë, siç mund të jetë frika nga qeni i komshiut ose liqeni në park. Këto frika janë produkte të zhvillimit të imagjinatës dhe aftësia për të parashikuar çfarë mund të ndodh në të ardhmen.
Këto frika mund të zhvillohen dhe nga eksperiencat e tyre si: humbja e dikujt ose të shohin dikë të lëndohet. Nëse mendoni që diçka nga e kaluara i bën ata të përjetojnë ankth flisni me ta. Bëjeni me dije që nuk ka problem nëse janë të frikësuar dhe që mund të vinë tek ju për çdo gjë.
Fëmijët mund të shqetësohen dhe për gjëra që nuk arrijnë t’i kuptojnë siç mund të jetë termeti, njerëzit që ndahen/divorcohen, ose dinozaurët e egër. Nëse frikërat e tyre bazohen në keqkuptime ju duhet ta kuptoni dhe t’i shpjegoni pse nuk duhet të shqetësohen.
Nëse keni fëmijë më të rritur kujtojini ata që motra/vëllai janë më të vegjël se ata. Dhe gjërat që nuk i frikësojnë ata mund të jenë shumë friksuesë për më të vegjëlit.
Prandaj, sugjerojini të mos flasin për monstrat, shtrigat dhe tematika të tjera të frikshme para motrave/vëllezërve më të vegjël të cilët nuk i kuptojnë shakat e tyre.
Frika nga errësira
Kur ikin dritat imagjinata e fëmijëve mund të “ndizet”. Është shumë normale për fëmijët të kenë frikë se përbindëshat fshihen në gardërobë ose janë poshtë krevatit. Mos i anashkaloni frikat nga errësira të fëmijëve sepse janë shumë reale për ta.
Është e rëndësishme që t’u shpjegojmë fëmijëve që përbindëshat nuk janë të vërtetë. Por ju mund të kontrolloni me ta para se të fikni dritën që ata të jenë më të qetë. Shmangni historitë e frikshme në TV dhe libra, sidomos para gjumit, pasi ata mund të “ushqejnë” imagjinatën.
Mbani një ambazhur për të ndihmuar fëmijët që të mësohen me errësirën në dhomë. Kur ata rriten do arrijnë të kuptojnë që ata do të jenë të sigurt edhe në errësirë.
Druajtja
Është normale që fëmijët të druhen në situata shoqërore? Fëmijët mund të kalojnë shumë mirë kur janë në shoqërinë e moshatarëve por të ndjejnë nervozizëm në prezencën e të rriturit. Ose e kundërta mund të ndjehen mirë në prani të të rriturve dhe të kërkojnë më shumë kohë të miqësohen me moshatarët e tyre.
Kuptojini frikat e fëmijëve. Sigurohuni që ata të kenë të bëjnë më grupe të vegjël ose të miqësohen me një individ derisa të ndjehen më të lirshëm. Më kalimin e kohës, ju mund të zgjeroni grupin me të cilët ata mund të luajnë.
Luani me role së bashku në disa situata të ndryshme siç mund të jetë: si t’i kërkoni dikujt të luaje me ju, ose njohja me një person të ri. Kështu do të ndihmoj fëmijët të shprehen kur ndjehen jo të lirshëm/ose kur nuk flasin dot. Lejoni t’iu shikojnë që po shijoni kohën me miqtë tuaj, kështu fëmijët shohin si ju i përballoni situatat sociale dhe të mësojnë sa kënaqësi që është.
Ju gjithashtu mund të luani me role disa situata të përbashkëta sociale, të tilla si të pyesësh dikë për të luajtur ose për t’u takuar me një person të ri. Kështu fëmija meson disa fraza kur kanë vështirësi të shprehen. Lerini që fëmijët t’iu shohin duke shijuar kohën me miqtë e tuaj, kështu që ata mund shohin dhe se si i trajtoni situatat sociale dhe kështu mësojnë sa argëtuese mund të jetë.
Ankth ndaj çerdheve/kopshtit
Ju mund të shikoni që fëmijët mezi presin të shkojnë në kopsht/çerdhe dhe ditën tjetër t’iu lusin të mos i çoni më. Ata gjithashtu mund të ankohen se u dhemb barku vetëm që të qëndrojnë në shtëpi.
Kjo mund të jetë rezultat i ndonjë ndodhie që mund të ketë ndodhur në kopsht/çerdhe siç mund të jetë ngacmimi. Ose mund të jenë të lodhur nga një ambient me shumë njerëz dhe duan të kalojnë pak kohë me ju.
Nëse fëmijët janë të shqetësuar nga vajtja në kopsht flisni me një pjesëtare të stafit/edukatore. Mund të jetë e vështirë të miqësohen me ambientin por mund të jenë shumë të lumtur pasi të ambientohen. Ose mund të ketë disa hapa që i ndihmojnë që të ndihen më të sigurt dhe të qetë.
Ankth nga ndarja
Fëmijët shpeshherë mërziten kur duhet të largohen nga prindërit. Kjo njihet si ankth nga ndarja. Mendohet se zgjat deri në 18 muaj, por mund të rikthehet më vonë.
Ankthi nga ndarja është pjesë e zhvillimit natyral të trurit të fëmijës kur kuptojnë që po ndahen nga prindërit e tyre dhe që prindërit do t’i lenë vetëm. Kur janë parashkollorë, kjo ndjesi shkaktohet nga evente specifike si kur sapo kanë filluar kopshtin, ndryshimi i shtëpise ose vajta me pushime.
Mos u mendoni por mundoni t’i qetësoni dhe t’i përqafoni sa më shumë nëse shikoni që fëmijët po përjetojnë ankth apo frikë.
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387