Studimi/ Nënat me shumë fëmijë të rrezikuara nga çrregullimet mendore


Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Sipas një  studimi të fundit, gratë  që  kanë  më  shumë  se pesë  fëmijë  janë 70 %  më  të  rrezikuara ndaj Alzheimer –it në krahasim me gratë që kanë më pak fëmijë. Studiuesit mendojnë se kjo mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të hormoneve estrogjen në fund të shtatzënisë.

Studimi tregoi se nga 716 gra me pesë ose më shumë fëmijë, 59 prej tyre u prekën nga  Alzheimer, krahasuar me 53 nga 2.751 femrat me më pak fëmijë.
Rezultatet ishin të njëjta edhe pasi u vlerësuan faktorë të tjerë të rrezikut, siç janë kushtet  mjekësore, përdorimi i terapisë zëvendësuese të hormoneve dhe ushqyerja me gji.

Në testet e aftësive të kujtesës dhe të menduarit, gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë kishin rezultate më të ulëta se gratë që kishin më pak fëmijë.
Në një test ku rezultati maksimal është 30 pikë dhe rezultatet prej 24 ose më shumë tregojnë aftësitë e të menduarit normal dhe rezultatet prej 19 deri 23 tregojnë probleme të lehta njohëse, gratë me pesë ose më shumë fëmijë kishin një mesatare prej 22 pikësh, në krahasim me pothuajse 26 pikë për gratë me më pak se pesë fëmijë.

Ndërsa një studim tjetër ka zbuluar se sa më shumë fëmijë të ketë një femër, më i lartë është rreziku i sëmundjeve të zemrës. Ndërsa ato që kanë më shumë se pesë fëmijë, kanë një rrezik 40% më të lartë për një infarkt serioz në zemër në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me ato që kanë një apo dy fëmijë./Shendeti.com.al


Notice: compact(): Undefined variable: limits in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Notice: compact(): Undefined variable: groupby in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/class-wp-comment-query.php on line 853

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Leave a Reply
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387

Your email address will not be published. Required fields are marked *