Drejtoresha e kopshtit “Ollga Kërxhalli” flet për sfidat, arritjet dhe pikat e forta në punën e saj

 

Znj.Marjeta Balliu Drejtoreshë në kopshtin “Ollga Kërxhalli” dhe si drejtuese e një rrjeti profesional në arsimin parashkollor në diskutimin e saj flet për sfidat, arritjet dhe pikat e forta në punën e saj.
Siç e dimë thotë Balliu në arsimin parashkollor punohet mbi bazën e dy dokumenteve të rëndesishme:

Korniza Kurrikulare e Arsimit Parashkollor dhe Standartet e zhvillimit të të nxënit të fëmijeve 3-6 vjeç, ku këto standarte shërbejnë si një mjet për të  gjykuar cilësinë e programeve të edukimit të femijërisë së hershme, të arritjeve dhe rezultateve të të nxënit të fëmijeve, e të kompetencës profesionale.

Një nga fushat më të rëndësishme të standarteve të arsimit parashkollor janë: Mjedisi fizik i brendshëm dhe i jashtëm i kopshtit i cili përshpejtojnë rritjen dhe zhvillimin optimal, plotëson nevojat e fëmijeve për zbulim dhe mësim.
Pra, mjedisi fizik i kopshteve ndikon në sjelljen dhe zhvillimin e njeriut, të të rriturve dhe fëmijeve, të cilët punojnë dhe jetojnë në të. Kështu që cilësia e hapësirës fizike dhe e materialeve të ofruara ndikojnë në nivelin e përfshirjes së fëmijëve dhe në cilësinë e bashkëveprimit midis të rriturve dhe fëmijëve.
Gjerësia, pajisja dhe përdorimi i hapësirës brenda dhe jashtë kopshtit duhet të vlerësohet seriozisht, duhet të rregullohen dhe modifikohen vazhdimisht për të përmbushur nevojat e fëmijeve dhe për të lehtësuar mësimdhënien dhe të nxënit tek fëmijët e moshës 3-6 vjeç.

Në kopshtin  “Ollga Kërxhalli” të cilin unë drejtoj gjendja brenda dhe jashtë kopshtit është e mirë, me një ambient të përshtatshëm, me hapësira të nevojshme për një edukim sa me të mirë të fëmijëve, grupet kanë hapësira që fëmijët të lëvizin sa më lirshëm e të eksplorojnë dhe të perceptojnë mjedisin e brendshëm. Kopshti mirëmbahet shumë mire, ka ambient të këndshëm dhe tërheqës për fëmijët.

Stafi i mësueseve është i kualifikuar, gjithashtu kemi një bashkërendim të mirë mësues- fëmijë-prindër. Por krahas kësaj dua të falenderoj Bashkinë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e kushteve dhe realizimin e tyre në kohën e duhur.

Duke bërë hidrozolimin e tarracës, lyerjet e brendshme të grupeve, shtrim me parket të dy klasave, pajisjen e grupeve me soba zjarri të reja, ndriçimin.

Falenderoj dhe Zyrën Arsimore për informimin mbi udhëzimet, programet dhe kurrikulat që ne zbatojmë.

Gjithashtu falenderoj dhe projektin, drejtuesit e projektit që u implementua në Kopshtet e Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *