Edukatoret e kopshteve në Ksamil diskutojnë problematikat me të cilat bashkëjetojnë çdo ditë fëmijët

 

 Rrjeti “Lëviz për kopshtin tim”,  projekt i  shoqates “Together for Life” me partner lokal  Shoqatën  Agjencia “AJMMI”  dhe  me mbështetje të  “LëvizAlbania, ndalesën e dytë e kishte ne qytetin e  Ksamilit.

Tryeza e Ksamilit: “Nxitje e angazhimit qytetar, me fokus përmiresimin e problematikave në kopshtin e fëmijëve.”, u zhvillua në mjedise pranë këndit të lojrave në parkun në zemër të kësaj qendre urbane , pjesë e territorit të Bashkisë Sarandë.

Në këtë Tryezë të  drejtuar për AJMMI-n  nga Shkëlqim Hajno, morën  pjesë:  edukatore të dy kopshteve , prindër të fëmijëve mjaft të interesuar për  ktë aktivitet , drejtorja e shkollës së bashkuar si dhe administratorja e Ksamilit znj.Valbona Oruçi.

Tryeza u orientua si një formë bashkëbisedimi ku u diskutua mbi  kushtet  e fëmijëve në kopshte, rolin e  pushtetit  lokal dhe  sa vendimarrjet  për  këto instituicione të arsimit  parashkollor kishin  përfshirëse edhe  komunitetin e  banorëve.

Aktiviteti në pjesën më të madhe u zhvillua në formë debati, ku jo vetëm edukatoret adresuan probleme dhe cështje për përmirësimin e kushteve me kopshtet e fëmijve Nr.1 dhe Ne.2; por edhe prindërit debatuan me përfaqësuesit e pushtetit lokal për përmirësimin e kushteve të jetesës në kopshtet e Ksamilit.

Erisa Grucka edukatore polemizoi për kushtet e papranueshme higjeno-sanitare në kopshtin Nr.2 ku ka vetëm dy tualete edhe këto të papërshtatshme për fëmijë të vegjël, në një kohë kur duhet të kishte minimumin e tualeteve për numrin e lartë të fëmijvë që frekuentojnë këtë institucion parashkollor.

Edhe koleget e tjera të këtij kopshti debatuan mbi nevojën urgjente kundër lagështires në godinën ku finksionojnë grupet e kopshtit Nr.2.  Ato bënë thirrje që sezoni i verës duhet të shikohet nga Bahkia e Sarandes si koha më e përshtatshme për merementime serioze dhe shmangjen e lagështirës më mjedise dhe kopshte.

Për edukatoret  e kopshtit Nr.1 në këtë institucion duhet të ketë të paktën edhe një edukatore më tepër duke referuar numein e fëmijve që frekuentojnë kopshtin si dhe tedencës në rritje për këtë  dukuri. Diana Nikolla e kopshtit Nr.1 vuri në dukje se: “nuk kanë munguar për këtë cështje edhe kërkesat me shkrim nga ana jonë drejtuar si në Bashki ashtu edhe në zyrën arsimore të Sarandës”.

Në tryezën e Ksamilit administratorja Valbona Oruci mirëpriti sugjerimet dhe kritikat e tryezës duke shprehur vullnetin, sic tha ajo: “Bashkarisht mos ta ndërpresëim presionin ndaj ekzekutivit për përmirësimin e standarteve dhe kushteve në kopshtet e fëmijve të Njësisë Administrative Ksamil ne Bashkinë Sarandë”.

Oruci përvec falënderimit për  “LëvizAlbania“, “Together for Life” dhe “AJMMI”-t shprehu edhe një kërkesë zyrtare: “Lëviz Albania me një emër prestigjoz tashmë në Shqipëri të shikojë mundësunë e investimit për zbatimin e një projekti pilot në Ksamil për sigurimin e sistemit të ngrohjes për vogëlushët e të paktën njërit prej dy kopshteve.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *