Nga studimi i bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 45 “4 Stinët” në Tiranë ka 50 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kopshti ka mbingarkesë të grupeve të cilat nuk janë homogjene sipas moshës, por janë të përbërë me fëmijë të moshave të ndryshme. Stafi përbëhet nga 14 edukatore.
Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit “4 Stinët”, më poshtë:
Kushtet e plotësuara:
- Ka energji elektrike pa ndërprerje
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- Të rrethuara me mure ndarëse
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Dritaret janë pa skara hekuri në rast zjarri
- Ka sistem detektimi zjarri
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
Kushtet e paplotësuara:
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë
- Nuk ka sirena zjarri
- Mungon mjeku
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387