Si të veprojmë me “2-vjeçarët e tmerrshëm”

Termi “2-vjeçarët e tmerrshëm” është përdorur për të përshkruar ndryshimet që prindërit i shohin shpesh tek fëmijët 2-vjeç. Prindërit mund të dallojnë ndryshime në humorin dhe sjelljen e fëmijëve dhe vështirësinë për t’u sjell me ta. Në një moment fëmija rri gjithë kohës pas teje dhe në një moment tjetër largohet nga ju.

Këto ndryshime, ndonëse shumë sfiduese, janë shumë normale për zhvillimin e fëmijës. 2 vjeçarët pësojnë ndryshime të mëdha motorike, intelektuale, sociale dhe emocionale. Gjithashtu, fëmijët e kësaj moshe kuptojmë më shumë nga sa shprehen, faktor ky që kontribuon në emocionet dhe sjelljet që janë të vështira për prindin t’i interpretojnë.

2 vjeçarët luftojnë me prindërit për të qënë të pavarur. Ata janë të paduruar kur vjen punë për të bërë gjëra vetëm, por gjithashtu janë duke zbuluar që ka dhe disa rregulla që ata duhet t’i zbatojnë. Vështirësitë e këtij zhvillimi çojnë në sjellje jo të përshtatshme, frustrim, ndjenja jashtë kontrollit dhe shpërthime inati.

Gjatë kësaj kohe prisni që ju dhe fëmija juaj të humbisni durimin nga njëri-tjetri. Përpiquni të qëndroni të qetë. Kur shihni që fëmija po humbet durimin, mundohuni të tërhiqni vëmendjen. Nëse nuk mund ta shpërqëndroni, injorojeni.

Nëse jeni në publik, kaloni me një anë pa diskutuar apo pa trazira dhe prisni teksa qetësohet para se të vazhdoni me aktivitetet e planifikuara. Gjithashtu, shmangni situatat sfiduese, siç janë vajtja për pazar gjatë kohës pushimit të drekës së fëmijës dhe sigurohuni që të lavdëroni fëmijët kur sillen mirë.

Duke pranuar ndryshimet që po kalon fëmija dhe duke i dhënë dashuri dhe respekt, do ta ndihmoni fëmijën të kalojë këtë fazë me vetëbesim.

Burimi: Mayo Clinic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *