Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopështin Borëbardha kushtet janë në nivele mesatare. Shpesh kopshtet e tejkalojnë numrin e regjistrimeve të fëmijëve krahasuar me kapacitetin e kopshtit. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Borëbardha më poshtë:
-140 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 120 fëmijë
-1 edukatore për grupin me 30 fëmijë
Kushte të plotësuara:
-Energji elektrike pa ndërprerje
-Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
-Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
-Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
Kushte të munguara:
-Mungon gjenerator për ndriçim alternative
-Mungon hapja e dyerve nga brenda-jashtë
-Kopshti nuk ka psikologë dhe infermier
-Mungesa e kamerave në secilën dhomë
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387