Në 2017 shoqata “Together For Life” me mbështetjen e “Lëviz Albania” konkludoi në një studim monitorimin e 43 kopshteve publike në Tiranë. Nga ky monitorim kanë dal shumë problematika siç janë mbikapaciteti, mungesa në kushtet bazike, mungesa e daljeve të sigurisë etj. Problematika këto që ndikojnë në mbarëvajtjen funksionimit të një kopshti.
Kopshti nr. 24 i cili është pjesë e nismës “Adopto një kopsht” i cili është ndërtuar në vitin 1955 dhe rikonstruktuar në 2014. Problematika e parë që vihet re sapo hapim raportin është numri i lartë i numrit të fëmijëve të regjistruar. Nëse kapaciteti i kopshtit është 100 fëmijë, në kopshti nr 24 janë të regjistruar 216 fëmijë, pra 116 fëmijë të regjistruar përtej kapacitetit. Stafi pedagogjik që mbulon këtë kopsht është 8 edukatore. Ndonëse shumë prej kushteve që kanë dalë problematike në kopshtet e Tiranës, ky kopsht ka më shumë nga kushtet e plotësuara në krahasim me të tjerat. Por edhe ky ka mangësi në kushtet e sigurisë.
Më poshtë keni kushtet e plotësuara dhe të paplotësuara të kopshti nr. 24 në Tiranë:
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Kopshti i rrethuar me mure ndarëse
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
- Dritare janë pa skara hekuri
- Ka sistem detektimi të zjarrit
- Impiante për shuarjen e zjarrit
- Ka sirena zjarri
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternative
- Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Nuk ka dalje sigurie në holle dhe korridore
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
- Nuk ka kamera sigurie
- Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania