Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standardeve. Ndonjëherë të lënë për të dëshiruar ndonjëherë kushtet janë të mira. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e Lëviz Albania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, do të shikoni kushtet në kopshtin 25/A në Allias.
- 132 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 100 fëmijë
- 8 edukatore për të treja grupet e kopshtit
Kushte të plotësuara:
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Ujë i rrjedhshëm i ngrohtë dhe i ftohtë pa ndërprerje
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
- Dritare janë pa skara hekuri
- Ka sistem detektimi për zjarrin
- Ka sirena zjarri
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
Kushte të munguara:
- Mungon sistemi i ndriçimit të emergjencës
- Mungon gjenerator për ndriçim alternative
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi (sinjalistika për evakuimin e ndriçuar)
- Nuk ka kontraste kromatike në dysheme për të treguar drejtimin e evakuimit
- Nuk ka dalje sigurie
- Hapja e dyerve nuk bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
- Mungojnë kamerat e sigurisë
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.