Në Bashkinë Prrenjas u zhvillua Tryeza Komunitare në kuadër të projektit Rrjeti “Lëviz për Kopshtin tim”, e cila kushte për qëllim nixtjen e angazhimit qytetar për më të mirën e fëmijëve dhe çfarë duhet ndryshuar në të ardhmen.
Kopështi i Prrenjasit është një nga kopshtet me të amortizuara dhe më të shkatërruarat, prandaj në tryezë pati mjaft diskutime dhe debate rreth kushteve të kopshtit.
Në tryezë morën pjesë prindër, përfaqësues të këshillit të fshatit , këshillit bashkiak, mjekë, drejtues të shkollës dhe kopshteve, veprimtarë shoqërorë, etj,
Fatjon Memeli, prind në kopshtin e Prrenjasit u shpreh se fëminjët nuk kanë asnjë lloj kushti dhe nuk plotësohet asnjë kriter bazë. Vërehet mungesa e psikologut, e infermierisë, numri i fëminjëve nuk përputhet me hapsirat e kopështit, mungon sitemi i ndricimit, sitemi kundra zjarit, kamerat e sigurisë, ambientet e jashtme janë jo të sigurta.
Një rtjetër ankesë u shpreh dhe nga Blerina Kryeziu, prind dhe njëkohësisht mësuese. “Situata në Kopështin e Përrenjasit është shumë alarmante dhe mjaft serioze, une kam vajzën dhe rri me merak. Gjendja është skandaloze, pamjet flasin vete, mungon çdo gjë, jorganët, tavolinat, lodrat lapsat gjithcka “. Kryeziu ju drejtua përfaqësuesve të pushtetit vendor për të shqyrtuar mundësinë e riskonstrosionit ose ndërtimin e një kopshti të ri. “Unë nuk kam ku ta lë fëmijën tim, prandaj dhe kam bërë këtë zgjedhje të detyruar”, përfundoi Blerina.
Pjesë e tryezës ishte dhe Leonora Selimollari edukatore prej 30 vitesh në këtë kopsht. Selimollari rrefei se ka parur rënie të tavanit ku janë rrezikuar fëmijët, si dhe theksoi faktin se kevatët janë metalikë dhe jashtë përdorimit.
Përfaqësues të pushtetit vendor dhe të këshillit të fshatit , nuk reaguan lidhur me problematikën në fjalë, duke lënë fëmijët e Kopshtit të Prrenjasit në gjendje të mjerueshme.
Shoqata “Togetjher for Life”, do ta ndjekë këtë çështje edhe në një tjetër diskutim të hapur në komunitet për të shtyrë drejt përgjegjësisë njësitë e qeverisjes vendore lidhur me përmirësimin e situatës në Kopshtin e Prrenjasit.