Sipas studimit të bërë në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 20 “Çufo”, pjesë e nismës “Adopto një kopsht” në Tiranë ka 30 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Duke sjell kështu dhe mbingarkesën e grupeve dhe duke e bërë punën e edukatoreve më të vështirë. Stafi që mbulon 150 fëmijë është 9 edukatore. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 20 më poshtë:
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Ujë i rrjedhshëm dhe pa ndërprerje i ngrohtë dhe i ftohtë
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Kopshti i rrethuar me mure ndarëse
- Ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Ka stola për fëmijë në ambientet e jashtme për të pushuar /qëndruar
- Ka sistem ndriçimi emergjence
- Dritare janë pa skara hekuri
- Ka impiante për shuarjen e zjarrit
- Hapja e dyerve bëhet nga brenda – jashtë sipas standardeve
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka akses për karrocat e fëmijëve
- Nuk ka gjenerator për të siguruar ndriçimin alternativ
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
- Nuk ka dalje sigurie në holl dhe korridore
- Nuk ka sinjalistikë të daljeve të emergjencës
- Nuk ka sistem detektimi të zjarrit
- Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut
- Mungojnë sirenat e zjarrit
- Mungojnë kamerat e sigurisë
- Mungon mjeku pediatër
- Mungon psikologu
Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania