*Foto ilustruese
Kur ka kaluar vetëm një ditë nga hapja zyrtare e kopshteve, ka nisur mbyllja e tyre sepse nuk përmbushin protokollin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur një kopsht në Memaliaj. Shkak është bërë mospërmbushja e masave ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin institucionet e kopshteve dhe çerdheve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpërndarë një rregullore prej 7 faqesh mbi masat ndaj COVID-19 që duhet të ndërmarrin të gjitha kopshtet dhe çerdhet.
Disa nga rregullat
-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.
-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.
-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.
-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.
-Në momentin që fëmija hyn në institucion çdo ditë.
-Do i matet temperature me termometër digjital.
-Do i pastrohen duart me solucion higjienizues në momentin që hyn në çerdhe/kopsht.
-Nëse është e mundur të vendosen vaska me solucion dezinfektues me bazë klor për shuajt e këpucëve përpara hyrjes në çerdhe/ kopsht.
-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.
-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.
-Fëmijët e një grupi do të qëdrojnë në të njëjtën sallë cdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.
Protokolli i Plotë..
https://new.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/Urdher-Nr.333-1.pdf