“Një pikë e dobët me të cilën përballem çdo ditë është numri i lartë i fëmijëve të larguar nga kopshti për shkak të kushteve të vështira. Përveç këtyre më duhet të bëj edhe rolin e edukatores ndërkohë që nuk i kam kapacitetet për t’a bërë diçka të tillë, pasi nuk më del koha të bëj 3 ditë edukatore, 2 ditë drejtoreshën”, shprehet Altina Brokaj, drejtoreshë e kopshtit nr.60 në Tiranë.
Bazuar në Standardet e Projektimit të Kopshteve, grupet e fëmijëve nëpër kopshte janë 3. Grupi i I-rë, janë fëmijë të moshës 3-4 vjeç. Grupe të tilla, duhet të kenë maksimalisht prej 15 fëmijë. Grupi i II-të, në këto grupe janë fëmijë të moshës 4-5 vjeç, numri maksimal i fëmijëve në këto grupe duhet të jetë 25 fëmijë. Grupi i III-të, janë fwmijë të moshws 5-6 vjeç numri maksimal në këto grupe duhet të jetë 30 fwmijë.
Nga monitorimet e zhvilluara nga stafi i projektit Lëviz për kopshtin tim, në 89% të kopshteve të monitoruara (nga të cilat 24 janë të nismës “Adopto një kopsht”), prej të cilave u morën informacione të sakta dhe të plota, vihet re një numër fëmijësh për grup përtej normave të këshilluara për mirërritjen e tyre.
E ndërsa këtë vit, situata jo vetëm nuk është përmirësuar por vazhdon të përkeqësohet. Përveç mungesës të shtretërve, mungesës të kushteve për të gatuar për një numër të lartë fëmijësh, ajo që ndjhet më së shumti është numri i ulët i edukatoreve për grupet e “stërmëdha”.
Nga biseda me drejtueset e kopshteve të njësisë Administrative nr. 5, numri i lartë i fëmijëve të regjistruar për këtë vit ka qënë përtej normales. “Kërkesat janë të shumta, numri i fëmijëve është plotësuar dhe jemi përtej kapaciteteve të kopshtit. Problemi është se numri i edukatoreve është tepër i ulët, janë vetëm 2 edukatore për grup, të cilat punojnë me turne. Nuk e di ku do shkojmë nëse vazhdojmë me këto hapa. Duhen marrë masa, nga organet përkatëse, kaq mund të them”, tha gjatë bisedës drejtuesja e kopshtit nr. 52, znj. Miranda Liçaj.
Në studimin e publikuar nga Shoqata “Together for Life”,gjithashtu vihet re numri i ulët i edukatoreve në raport me numrin e fëmijëve. Më poshtë, në formë tabelore dhe grafike, paraqiten rezultatet e këtij raporti në vendet fqinje dhe të rajonit: Vihet re se, mesatarisht, edukatoret e ciklit parashkollor në qytetin e Tiranës kanë pothuajse dyfishin e fëmijëve që kanë koleget e tyre në Greqi, Maqedoni, Itali dhe Kroaci.
Por çfarë pasojash sjell për fëmijët numri i ulët i edukatoreve?
Nëse do të bënim një studim do të rezultonte që kopshtet e mbipopulluara do të dilnin më dobët në krahasim me një koësht brënda kapacitetit optimal. Kopshtet e ngarkuara sjellin një munër të lartë efektesh negative në performancën e fëmijës dhe të edukatorëve kur ka mbipopullim të numrit dhe një numër të ulët të edukatoreve.
Sa më i lartë është numri i grupit aq më e vështirë është përkushtimi i një edukatoreje tek të gjithë fëmijët. Edukatorja nuk mund të ndërveprojë me fëmijët një për një sipas nevojave që mund të kenë.
Duke patur shumë fëmijë në grup edukatorja nuk mund t’i dedikohet fëmijëve me nevoja të veçanta, të cilët kërkojnë vëmendje dhe kohë shtesë në krahasim me të tjerët. Kjo do të sillte rezultate jo të mira si dhe pakënaqësi të fëmijës për të marrë pjesë në mësimdhënie.

*Analiza (tabela) e mësipërme është hartuar duke krahasuar të dhënat e publikuara të faqen zyrtare të Eurostat
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387
Deprecated: Function get_magic_quotes_gpc() is deprecated in /home/tflahost/public_html/www.kopshtiim.com/wp-includes/formatting.php on line 4387