Kopshtet në qytetet e Tiranës hasin një sërë problematikash, duke filluar që nga mbipopullimi, numri i ulët i edukatoreve për numër fëmijësh, mungesa e një psikologu dhe mjeku në kopsht, mosplotësimi i standardeve të infrastrukturës fizike etj.
Gjatë studimit të kryer në 2017 nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e “LëvizAlbania” është kryer monitorimi fizik i ambienteve të 43 kopshteve publike të qytetit të Tiranës, prej të cilit janë nxjerrë konkluzionet dhe rekomandime të cilat synojnë përmirësimin e gjendjes së evidentuar.
Kopshti “Nr. 3” në Tiranë i cili është rikostruktuar në vitin 2014 për herë të fundit shohim që ka shumë mungesa. Më poshtë keni pikat e standardeve të projektimit të kopshteve që ai plotëson:
-234 fëmijë të regjistruar kur kapaciteti është 120 fëmijë
-8 edukatore për të treja grupet e kopshtit
Kushtet e plotësuara
- Energji elektrike pa ndërprerje
- Ngrohje dhe ftohje për temperaturë konstante
- Depozitë uji kur mungon furnizimi i linjës
- Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
- Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
- Të rrethuara me mure ndarëse
Kushtet e paplotësuara
- Nuk ka lodra në ambientet e jashtme për fëmijët
- Nuk ka gjenerator për ndriçim alternativ
- Nuk ka dalje sigurie
- Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
- Dritare janë pa skara hekuri
- Nuk ka impiante për shuarjen e zjarrit
- Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë
- Mungojnë sirenat e zjarrit
- Mungon sistemi i detektimit të zjarrit
- Nuk ka kamera sigurie
Raporti i monitorimit të standardeve fizike të kopshteve të Tiranës u realizua në kuadër të projektit “Lëviz për Kopshtin tim”, i cili u zbatua nga shoqata “Together for Life” dhe u mbështet nga LevizAlbania. Ky projekt mori shkas nga nevojat e ngutshme të qytetarëve të Tiranës për më tepër kopshte dhe respektim të standardeve në kopshtet ekzistuese.