Pa dalje sigurie kopshti Bambi i nismës “Adopto një kopsht”

Për çdo prind është shumë e rëndësishme të dijë nëse kushtet e kopshtit të fëmijës së tij janë brenda standarteve. Por shpesh herë ato lënë për të dëshiruar duke mos plotësuar dhe kushtet më minimale. Sipas një studimi të bërë në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania mbi monitorimin fizik të ambienteve të 43 kopshteve publike të Tiranës, në kopshtin Nr. 8, pjesë e nismës “Adopto një kopsht” në Tiranë ka 40 fëmijë të regjistruar mbi kapacitet. Kështu sjell dhe mbingarkesën e grupeve. Sipas një ndarje në kushte të munguara dhe të plotësuara do të shikoni situatën e kopshtit Nr. 8 më poshtë:

Në këtë kopsht janë regjistruar 190 fëmijë nga 150 fëmijë që është kapaciteti. Stafi që mbulon 190 fëmijë është 10 edukatore.

Kushtet e plotësuara

  • Energji elektrike pa ndërprerje
  • Ujë i rrjedhshëm pa ndërprerje
  • Ujë të ngrohtë dhe të ftohtë pa ndërprerje
  • Kopshti është i rrethuar me mure ndarëse
  • Ka sistem ndriçimi emergjence
  • Ka sistem detektimi për zjarrin
  • Ka sirena për zjarrit
  • Impiante për shuarjen e zjarrit
  • Ka kamera sigurie

Kushtet e paplotësuara

  • Nuk ka  dalje sigurie në holl dhe korridore
  • Nuk ka sistem ndriçimi evakuimi
  • Nuk ka sinjalistikë daljet e emergjencës
  • Hapja e dyerve nuk bëhen nga brenda – jashtë sipas standardeve
  • Nuk ka tabela për shpjegimin e ngjyrave sipas nivelit të rrezikut? (E kuqe, E verdhë/ Portokalli, Bojëqielli, E gjelbër)
  • Nuk ka gjenerator për ta siguruar gjithmonë ndriçimin alternativ

Studimi “Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve të Tiranës” është  kryer në 2017 nga shoqata Together for Life me mbështetjen e LëvizAlbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *