Pogradec, aktiviteti përmbyllës: Prezantohen gjetjet e studimit

Me 18 Shkurt 2019, në Pogradec u bë prezantimi i rezultateve të monitorimit të kopshteve të kësaj bashkie, për periudhën Maj 2018 -Shkurt 2019.  Ky projekt u nga  zbatua nga “Together for Life” në bashkëpunim me Shoqatën “Engatia”  e mundësuar nga ‘Lëviz Albania”. Projekti “Lëviz për kopshtin tim” u zbatua në pesë kopshte të Pogradecit si një nga bashkitë me numrin më të madh të kopshteve.

U monitoruan Kopshtet “Tomka Lacka”, “Ollga Kërxhalli”, Liri Çomo” dhe “Persefoni Treni”.

Nga monitorimi i kopshteve dolën shumë mangësi, ndërtesa të amortizuara, mungesa e krevateve, raftet, banjot, stufat e  zjarrit, daljet e emergjencës, numri i madh i fëmijëve në disa prej kopshteve. Në workshop morën pjesë prindër, këshilltarë të bashkisë, punonjës të zyrës arsimore Pogradec.

Gjatë monitorimeve një vjeçare kemi patur një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet si me bashkinë edhe me përfaqësues nga arsimi po kështu edhe edukatoret dhe drejtoreshat e kopshteve.

Para  të pranishmëve u lexua raporti i përgatitur  gjatë  monitorimit një vjeçar. Ku u lexuan edhe fjala e  punonjësve pjesmarrës gjatë monitorimeve.

Monitorimi i standardeve të infrastukturës fizike të kopshteve, nëntor 2018

Nga diskutimet dhe problematikat që dolën gjatë takimit dhe monitorimeve, si dhe kalimin e kopetencave Bashkisë, janë bërë disa ndërhyrje në Kopshtin Persefoni Treni në Pogradec.

Sipas Drejtorit të Zyrës Arsimore Pogradec Ilir Torra, në bazë të udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, edhe pse kompetacat i kalojnë bashkive, përsëri do të jepet ndihma e specializuar nga ana e Drejtorisë Arsimore. Do të vazhdohet të jepen ndihma edhe në trajnime me staf, me leksione dhe nevojat që do të kenë drejtueset e kopshteve.

Nga Ana e Bashkisë së Pogradecit në periudhën e verës është punuar në të gjitha kopshtet, kryesisht në lyerjet, rregullimet e ambienteve të brendshëm dhe të jashtme. Megjithatë nevojat janë të mëdha për ndërhyrje, kjo për shkak edhe të amortizimit të ndërtesave, kështu që Bashkia do të ketë në prioritet rikonstruksionin e plotë të tyre në muajt në vazhdim.

Në kopshtin “Persefoni Treni”, sipas drejtoreshës Alketa Lufo, bashkia ka ndërhyrë në infrastrukturë, në shtrimin me pllakave të kopshtit, madje dhe gjatë momenteve të monitorimit u gjet gjithë stafi i kopshtit duke punuar në rregullimin e ambienteve. Sipas Znj. Lufo është e nevojshme shtimi i edukatoreve ndihmëse, për fëmijët me aftësi të kufizuara, po kështu edhe shtimi i pranisë së një psikologu. Kjo kërkesë e nevojshme për gjithtë kopshtet në Pogradec, pasi vetëm një psikologe është e pamundur për të përballuar gjithë kopështet dhe ngarkesën.

Po kështu, probleme janë daljet e emergjencës, kjo për shkak të ndërtesave të vjetra, oborret, krevatet etj.

Në grupin e parë 3-4 vjeç, këtë vit ka një numër më të vogël kërkesash për fëmijë, kjo dhe për shkak të emigrimeve të të rinjëve. Sipas Enkeleida Kllomollari, Bashkia Pogradec, situata është vlerësuar nga stafi i bashkisë dhe bashkëpunimi me zyrën arsimore është i mirë, po kështu dhe këshilli i prindërve po vazhdon të ngrihet sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Po punohet edhe për situatën e dimrit e cila po afron, për faktin se Pogradeci është një bashki që temperaturat në dimër arrijnë deri në minus 15 gradë Celsius. “Kemi bërë edhe furnizimet me soba të reja dhe bazë materiale të nevojshme”, thotë Kollomari.

Ilir Torra, pohon se shtrimi i problematikave të kopshteve të Pogradecit, gjatë diskutimit të zhvilluar në muajin qershor, ishte një shtysë e mirë e cila drejtoi vëmendjen e të gjithë aktorëve në përmirësimin e kushteve të tyre.

Ja  disa nga ndërhyrjet e bashkisë në kopshtet e Pogradecit: Kopshti “Tomka Lacka” ndërhyrje me vlerë 54990 lekë, në soba zjarri, kapakë të oxhaqeve, lyerje dhe bërje tavanesh. Kopshti “Ollga Kërxhalli” një ndërhyrje me  vlerë 172920 mijë lekë, çarçafë, enë kuzhine, tavane, dyer dritare etj. Kopshti “Liri Como” 535150 mijë lekë si në lyerje totale, stufa, oborre, aspiratorë guzhinë, enë guzhine etj.

Kopshti “Persefoni Treni”  vlerë 150580 mije lekë si në soba, tavane, lyerje, ndriçime, rubineta etj.

Sipas Olta Lekës  kryetare e bordit të prindërve thotë se: ju falenderojmë për rezultatet e paraqitura, bashkinë e cila  bëri të mundur ndërhyrjen në kopshte, një ndërhyrje që i shërben  jetës së fëmijeve pogradecarë.

Jovan Shkëmbi, përfaqësues nga Këshilli Bashkiak  thotë se  vërtet është një arritje e mirë dhe një vlerësim i  Bashkisë dhe specialistëve të zyrës që mbulon arsimin, kalimi i kopetencave ka bërë më të përgjegjëshme institucionin,  sepse më parë ishin  përgjegjës edhe Bashkia edhe  zyra arsimore, kjo tregon që kemi arritje, dhe një përmirësim i situatës.

Ndërsa Marjeta Balliu, drejtoresha e kopshtit “Persefoni Treni”, dikur drejtoreshë e Kopshtit  “Ollga Kërxhalli” thotë se nga Bashkia  dhe instancat  arsimore të Bashkisë por edhe më parë nga zyra arsimore  është parë me priritet, falenderojmë dhe ndërhyrjen e bërë në të gjitha kopshtet që u bënë në rrethin tonë. Falenderojmë dhe drejtuesit e projektit të cilët  nga monitorimi bënë që të shikohej edhe më me përgjegjësi puna.

Nga takimi doli nevoja e shtimit të numrit të psikologëve dhe shtimi i mësuesëve ndihmës.

Agim Blloshmi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *