Pogradec: Pushteti vendor reagon me ndërhyrje konkrete pas monitorimit në kopshte

Shoqata “Egnatia” në kuadër të projektit “Rrjeti Lëviz për kopshtin tim” në bashkëpunim  me  Shoqatën “Together for Life”   mundësuar nga “Lëviz Albania” organizuan  një takim me  kopshtet e Pogradecit, me përfaqësuesit e Bashkisë së Pogradecit dhe komuniteti i prindërve. Në takim u fol për situatën në fillimet e para të projektit, vazhdimësia përgjatë  gjithë ecurisë së projektit dhe  problematikave të  hasura në fillim të ditëve të para të implementimit të projektit për kopshtet e Pogradecit si dhe marrëdhëniet me institucionet vendore, konkretisht bashkinë nëpërmjet një diskutimi të hapur i cili u zhvillua në qytetin e Pogradecit. Në diskutim morën pjesë, prindër, mesues, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Pogradec si dhe përfaqesues të Bashkisë,nga bashkia ishte specialist i qendrës Arsimore Ing. Eniel Marjani, ku i cili shpjegoj edhe ndërhyrjet e bëra në kopshte si dhe prioritetet për vitin në vazhdim.

Duam të theksojmë dhe për një bashkëpunim shumë të mirë midis Bashkisë së Pogradecit dhe Zyrës Arsimore si edhe stafit Pedagogjik të kopshteve dhe edukatoreve.

Ing. Eniel Marjani, Specialist i qendrës Arsimore në bashkinë Pogradec, i pranishëm në këtë takim theksoi ndërhyrjet konkrete që janë bërë në disa prej  kopshteve pas monitorimit të kryer nga shoqata Egnatia.  Disa nga problematikat që kanë marrë zgjidhje të cilat janë diskutuar dhe në takimin e hapur në qërshor janë:

Në kopshte është ndërhyrë për riparime dhe mirëmbajtje të zakonshme si më poshte:

  • Lyerje me gëlqere, tavane, mure, klasa, drejtori, tualete.
  • Lyerje me bojë hidromat, klasa, drejtori, kopshte.
  • Lyerje me bojë hidroplastike fasada,
  • Lyerje me bojë vaji korridore, klasa
  • Suvatime të brendshme dhe të jashtme,
  • Vendosje ulluk shkarkimi horizontal,
  • Vendosje ulluk shkarkimi vertikal,
  • Patinim mure,
  • Vendosje dritare duralumini të bardha,
  • Shtrim me pllaka grez importi,
  • Vendosje tuba e rakorderi ujësjellësi,
  • Vendosje tubo shkarkimi,
  • Vendosje xhama,
  • Vendosje brava dyersh,
  • Vendosje dyer d/alumini,
  • Vendosje dritare d/alumini,
  • Shtresë llustër çimento
  • Hidroizolim tarracash, etj.

Nga ana e Qendrës Arsimore punohet çdo ditë për të minimizuar difektet e shfaqura. Në  fund Ing. Eniel  Marjani shprehet se:

Bashkia Pogradec shpreh angazhimin e saj dhe për vazhdimësinë e mbështetjes për rritjen e shërbimit në infrastrukturën fizike arsimore të kopshteve, në mënyrë që të bëhet sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor për çdo fëmijë në qytetin e Pogradecit. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *