Probleme me orarin e gjumit: Këshilla për prindërit

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Shumë prindër e kanë orën kur është koha e gjumit si një nga pjesët më të vështira të ditës. Sidomos nëse fëmijët janë të moshës 1 – 3 vjeç. Fëmijët e kësaj moshe shpesh i rezistojnë gjumit, veçanërisht nëse kanë motra apo vëllezër më të mëdhenj që janë akoma zgjuar.

Ja disa këshilla se si mund ta keni më të lehtë ta vini në gjumë fëmijën tuaj:

  1. Krijoni një rutinë të qetë përpara orarit të gjumit në mënyrë që të ndihmoni fëmijën tuaj të kuptojë se së shpejti do të jetë koha për të rënë në gjumë. Përdoreni këtë kohë për t’i lexuar një libër, për të dëgjuar muzikë qetësuese apo për t’i bërë një dush. Mos luani me fëmijën tuaj në orarin para gjumit. Loja aktive mund ta bëjë fëmijën tuaj shumë energjik, duke e vështirësuar rënien në gjumë.
  2. Tregohuni të qëndrueshëm. Vendoseni orarin e gjumit në të njëjtën orë çdo natë. Kjo e ndihmon fëmijën tuaj të dijë se çfarë të presë dhe të krijojë zakone të shëndetshme.
  3. Lejojeni fëmijën tuaj të marrë diçka që e ka të preferuar në shtrat çdo natë. Nuk ka asnjë problem ta lini atë të flejë me një batanije speciale, pellush të preferuar apo diçka tjetër që e pëlqen shumë. Por, sigurohuni që ato të jenë objekete të sigurta që nuk e vrasin fëmijën tuaj.
  4. Sigurohuni që fëmija juaj është rehat. Ai mund të dojë të pijë një gotë ujë, të lini një dritë ndezur apo derën pak të hapur. Përpiquni t’ia plotësoni këto kërkesa para gjumit që ai mos t’i përdorë ato për t’iu shmangur atij.
  5. Mos e lini fëmijën tuaj të flerë në një shtrat me ju. Kjo mund ta bëjë më të vështirë për të që të bjerë në gjumë kur është vetëm.
  6. Mos shkoni në dhomën e fëmijës çdo herë që ai ankohet apo ju thërret. Në vend të kësaj provoni këto zgjidhje:Prisni disa sekonda para se të përgjigjeni dhe zgjateni kohën e përgjigjes pas çdo here që ai ju thërret. Kjo do ti japë mundësi atij që ta zërë gjumi.                       Qetësojeni fëmijën tuaj duke e siguruar se ju jeni pranë tij. Nëse është e nevojshme të qëndroni me të deri sat a zërë gjumi, mos e ndizni dritën dhe mos luani me të.                                                                                                                                                     Kujtojini çdo herë që ju thërret se është koha për të fjetur.
  7. Jepini kohë. Të ndihmoni fëmijën tuaj që të krijojë zakone të shëndetshme të gjumit mund të jetë një sfidë, dhe është normale të mërziteni kur fëmija ju mban zgjuar gjithë natën. Mundohuni të tregoheni i kuptueshëm. Një përgjigje apo reagim negativ nga prindi mund ta përkeqësojë një problem që fëmija mund të ketë me gjumin.

Burimi: Healthy Children

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *